Gabimet gjatë makijazhit

Lexoni cilat gjëra duhet t’i shmangni, e cilat shprehi duhet t’i ndryshoni që ta shfrytëzoni maksimumin e të gjitha produkteve kozmetike. Rezultati – fytyrë e shkëlqyer, e bukur dhe e kujdesur!

Shtresë e trashë e pudrës
Bartja e shtresës së trashë të pudrës së lëngshme do të bëjë që të dukeni më të moshuara. Prandaj, ndërrojeni pudrën e zakonshme “të rëndë” me pudër të lehtë dhe me shkëlqim ose me krem të tonerizuar për fytyrë me UV-faktor. Tepricën e pudrës largojeni me sfungjer për makijazh apo me facoletë të pastër. Kushtoni kujdes të veçantë hapësirave me rrudha. Pikërisht aty mblidhet më së shumti pudra.

Nuancë shumë e çeltë e pudrës së lëngshme
Nëse pudra është më e çeltë se ngjyra natyrore e lëkurës, do t’jua theksojë linjat dhe rrudhat e fytyrës. Me plakje duhet të zgjidhni edhe ngjyrë më të errët të pudrës. Një ose dy nuanca pudër më të errët se ngjyra e lëkurës, e pasuruar me shkëlqim është zgjedhja juaj ideale për bazën për makijazh.
Shumë pudër pluhur
Shfrytëzoni pudër pluhur vetëm për ta reduktuar shkëlqimin e hundës dhe mjekrës. Me shfrytëzimin e pudrës në pluhur në pjesët e tjera të fytyrës bëni që lëkura të duket e thatë dhe e lodhur.
Shfrytëzim joadekuat i rumenilës
Vënia e rumenilës vetëm në mollëza e orienton shikimin pikërisht në lëkurën e tharë. Prandaj, vendosni ngjyrë në gjithë kockën e faqeve, jo shumë afër hundës. Tërhiqni disa herë me brushën nga mesi i faqeve duke shkuar nga lart, kurse keni kujdes edhe gjatë zgjedhjes së ngjyrës. Ngjyra neutrale rozë e rumenilës i përshtatet secilin ten.
Buzëkuq i mbyllur dhe i dallueshëm
Mos i theksoni buzët e holla dhe të lodhura me buzëkuq të mbyllur, shumë të çelur po buzëkuq me shkëlqim metalik. Në vend të kësaj, zgjidhni buzëkuq në ngjyrë neutrale rozë ose shkëlqim të tejdukshëm në shtresë të vogël që mund të bëjë që buzët e juaja të duken të plota dhe me shkëlqim.
Laps për sy në kapakun e poshtëm
Lapsi për sy apo tushi i shfrytëzuar në kapakun e poshtëm mund të tërheqë vëmendje në rrudhat rreth syve. Gjithashtu, vizatimi i kapakut të poshtëm vizualisht i zvogëlon sytë, prandaj vendosni laps vetëm në anën e jashtme të kapakut të kapakun të sipërm.

Maskarë në kapakun e poshtëm
Edhe maskara në kapakun e poshtëm e jep të njëjtin efekt si edhe lapsi respektivisht tushi për sy. Rrathët e errët nën sy janë punë që duhet ta fshehni me makijazh, e jo ti theksoni, prandaj shfrytëzoni maskarë në një ose dy shtresa vetëm në qerpikët e kapakut të epërm.

Siç duket çelësi i dukjes së mirë fshihet në shfrytëzimin me masë të kozmetikës kualitative dekorative. Vënia e saj në pjesët adekuate të fytyrës do t’i fshehë mangësitë, e do t’i theksojë atributet.

2 Comments

  1. mirdita,atehere nqs sdo i lyenim syte ne pjeseb e poshtme me laps une mendoj per veten time ashtu si mund te kete edhe shume si une,do ngjanim shum te shperlare ne sy,sidomos une qe i kam syte jeshil por qerpik normal dhe jo te dendur e te zi.ciao

  2. mirdita nese nuk i ly syt posht me te zeza mua duket se nuk lam lyer hiq por gjithmon duhet ta pershtatim ngjyren si pas syve siq i kam un te kaftaaa dhe me rri mirrr:p

Komento