Gabimet më të shpeshta gjatë trajnimit të flokëve

Flokët e kujdesur dhe të shëndetshme paraqesin adut për çdo vajzë. Por, të gjithë ne bëjmë gabime pa vetëdije gjatë trajnimit të flokut, që bëjnë më shumë dëm nga ajo që mund ta mendojmë. Ja cilat janë ato:

– Pritje nga njëri deri te parukieri tjetër
Kjo shprehi në mënyrë të veçantë vlen për vajzat me flokë të gjata të cilave edhe shkurtimi i flokëve me një centimetër u vjen keq. Përkundrazi, nëse doni ta mbani frizurën dhe formën nga prerja e mëparshme, duhet ta vizitoni parukierin çdo gjashtë javë.

– Për çdo ditë larje të flokut
Floku i pastër dhe me aromë është i bukur për ta shikuar dhe për ta prekur. Por, me larjen e përditshme rrezikoni ta thani kokën që do të rezulton me zbokth dhe flokë të yndyrshme. Në vend që përditë, lani flokët të paktën me ditë me shampo të butë që nuk do ta dëmtojnë flokun tuaj, as kokën.
– Tharje në temperaturë të madhe
Kur doni t’i bëni flokët me formë, përdorni tharësen. Por, kini kujdes. Nuk është ajo nxehtësi që i bën flokët të buta, por ajri i tharëses. Prandaj, krehuni pak më gjatë nga e zakonshmja në temperaturë më të ulët dhe do të keni flokë mirë të formuar dhe të pa djegur.
– Krehja e flokëve të lagura
Mos filloni me formim të flokut përderisa akoma nuk është tharë. Në të kundërtën, rrezikoni ta ngatërroni dhe ta këpusni flokun, dhe me këtë të bëni vetëm dëmtim të flokut.
– Kombinimi me llak të flokëve dhe hekur i nxehtë
Nëse i lyeni flokët me llak dhe filloni t’i hekurosni, bëni gabim katastrofal. Alkoolin që e ka në llak do të ndihmojë në djegien e flokëve. Prandaj, në vend se ta përdorni para, përdorni pasi t’i drejtoni flokët.
– Ngjyrosje e plotë
Nëse i ngjyrosni tërë flokët kur duhet ta ngjyrosni vetëm rrënjën bëni gabim të madh. Me të njëjtat instruksione përgatiteni ngjyrë vetëm për rrënjën dhe ngjyroseni vetëm atë pjesë. Mos e teproni me trajnim të flokëve në veçanti kur bëhet fjalë për trajnim me substanca të forta kimike si ngjyra për flokë, hidrogjeni ose zbardhësi.
Ndiqni këto këshilla si zgjidhje e të gjitha problemeve me flokët. Rezultati? Flokë të shëndetshme, të shkëlqyeshme dhe të përkujdesur siç i keni dëshiruar gjithmonë!