Gabimet që ju bëjnë të dukeni më e madhe

Rëniet e stilit përsa i përket make-up-it u ndodh edhe vip-ve, nuk jemi imun as ne, kështuqë mes gabimeve të teprimit të make-up-it do të kishit një pamje më të madhe se mosha juaj reale. Ja disa gabime më të shpeshta që bëjnë femrat kur grimohen.

1- Të gabosh fondotintë

Ngjyra e fondotintës është e rëndësishme për të arritur një make-up perfekt. Nuk duhet të jetë shumë i ndryshëm nga ngjyra juaj natyrale për të evituar në këtë mënyrë kontrastin e lëkurës me të fondotintës. Zgjidheni me kujdes, kur të gjeni atë të duhurin për ju mos e lëshoni më!

2- Grim me efekt “panda”

Mos merrni pamjen e një arushi simpatik panda dhe bëni kujdes me lapsin e syve, penelin apo dhe tonet e syve. Mos e teproni asnjëherë (përveçse se për halloëeen), tregohuni të kujdesshme kur grimoheni dhe mos vini truk mbi truk deri në fund të ditës. “Efeketi panda” ju nxjerr në pah rrudhat e syve dhe bën të duket moshë e madhe edhe një vajzë të re.

3- Të rëndoni qerpikët

Me kohën, qerpikët bëhen më të hollë. Kështuqë mos i rëndoni me shtresa rimeli. Qerpikët që rëndohen nga rimeli tentojnë të bien poshtë, ju japin një pamje të përgjumur dhe ju bëjnë që sytë tju duken më të vegjël.

4- Të teproni me fardin

Fardi është një ndër produktet më të vështirë për tu menaxhuar, për femrat që kanë pak ekspriencë me make-up-in. Ngjyra është e rëndësishme, edhe zonat mbi të cilat do të aplikoni janë të rëndësishëm dhe për këtë duhet të jetë në harmoni me formën e fytyrës tuaj.

Komento