Gigi Hadid heq qafe puçrrat dhe aknet brenda natës

Gigi është një ndër modelet më popullore dhe më të suksesshme në botë. Bukuroshja atraktive përfundimisht ka pushtuar pistat e modës.

Ajo gjithmonë është me stil dhe elegante, e shkaku i stilit duket gjithmonë e freskët, madje edhe pas një nate të lodhur. Thotë se me rastin e kujdesit ndaj lëkurës ajo nuk përdor kozmetikë të shtrenjtë. Ajo këshillon që edhe kur të jeni të lodhura, të mos anashkaloni pastrimin e fytyrës, por ta pastroni derisa të jeni në dush.

Ka rëndësi që lëkura gjithmonë të jetë e hidratuar derisa rregulli i artë është “sa më shumë grim të aplikoni, më shpesh aplikoni krem, të pasur dhe ushqyese”. Por, më e mira që kemi dëgjuar nga kjo modele është këshilla kundër puçrrave, trasmeton gazeta Kosova Sot

“Nëna gjithmonë më ka thënë që pastën për dhëmbë ta aplikojë në puçrrën e shfaqur. Thënë të drejtën, nuk përdor asnjë preparat të veçantë shkaku i këtij problemi, por vetëm pastën që e aplikoj në vendin e prekur, atëherë kur shkoj në gjumë”. Ajo ka thënë diçka edhe rreth kujdesit të flokut, nuk e pastron çdo ditë, sepse e di se kjo e than qimen e flokut.

Komento