Gisele Bundchen sjell ngjyrat në jetën tuaj

Bukuroshja braziliane, Gisele Bundchen, ka bërë një editorial shumëngjyrësh për botimin e dhjetorit të versionit britanik të revistës Vogue.

Manekinen seksi e ka fotografuar i famshmi Mario Testino, ndërsa Gisele dhe veshjet që mban do t’i largojnë mjegullat edhe në ditët më të errëta.

Edhe pse kohë më parë e kanë kritikuar për një reklamë që e kanë quajtur të tepruar, megjithatë asaj ia kanë falur shumë shpejt. Si mos ta bënin këtë, kur bukuria bën çudira.