Gjashtë parime që do t’ju bëjnë më të bukura dhe më të lumtura

Thellë në gjenet tona duket që është ngulitur nevoja për të qenë të bukur, tërheqës dhe atraktiv. Këtë më së miri e dinë divat e kozmetikës dhe kirurgët plastikë, ndërsa profiti i tyre bazohet pikërisht në këtë nevojë njerëzore – për të qenë më të bukur.

Ju zbulojmë se si, pa paguar, të bëheni dhe të jeni të bukur dhe të kënaqur pa make-up, peelingët e shtrenjtë dhe thikën kirurgjike. Ja cilave parime duhet t’u përmbaheni:

Para se të bëheni me të vërtetë të bukura – duhet të ndiheni të bukura

Një thënie e vjetër thotë që nuk ka preparat kozmetik i cili mund t’ia kalojë ndikimit të lumturisë. Jini të lumtur, të kënaqur, dhe gjeni balancimin dhe qetësinë në jetë dhe do të rrezatoni bukuri.

Rezistoni tundimit të pasqyrës

Rezistoni tundimit të kërkimit vetëkritik të papërsosmërive në fytyrën dhe trupin tuaj. Shmangni pasqyrën dhe analizimin e të metave sepse kjo t’ua shkatërrojë disponimin dhe imazhin për veten tuaj. Në vend të pasqyrës, kërkoni reflektimin tuaj tek njerëzit që ju duan. Sigurisht që do të shihni se sa të bukur dhe të çmuar jeni.

Merrni përgjegjësinë për lumturinë tuaj

Kujtohuni për ndonjë moment të veçantë dhe të lumtur në jetë. Pyetni veten se sa shumë në atë moment e keni pasur të rëndësishme se si dukeni dhe a keni qenë atëherë vetëkritik ndaj vetes. Në momentet e pikëllimit çdo gjë na duket e zezë dhe e keqe, kështu pra edhe pamja jonë. Zgjidhni të jeni të lumtur dhe pranoni që disa gjëra nuk mund t’i ndryshoni, ndërsa ata që mundeni ndryshojini për të mirë.

Jetoni në të tashmen

Një mënyrë tjetër për të qenë të lumtur dhe të kënaqur është jeta në të tashmen. Pa shikuar mbrapa në të kaluarën, pa keqardhje dhe pendime. Për një jetë më kualitative dhe më të përmbushur duhet të ktheheni nga gjërat pozitive dhe njerëzve tjerë t’u dërgoni emocione pozitive, dhe kështu do të merrni reagime ashtu siç i dëshironi.

Rrethojeni veten me bukuri

Rrethojeni veten me bimë, kafshë. Visheni fustanin në të cilin ndiheni e veçantë. Rrethojeni veten me njerëz që tek ju ndikojnë në mënyrë kreative dhe stimuluese, ndërsa shmangni ata që thithin apo shterojnë energjinë tuaj pa nevojë. Vendimi më i mirë që mund të merrni është që vetë të fusni bukuri në jetën tuaj.

Gjatë ditës bëni të paktën një gjë që ju inspiron

Oksigjenin e marrim nga ajri që na rrethon, por kënaqësinë dhe përmbushjen e jetës e marrin nga pasioni. Me gjërat që ju inspirojnë merruni të paktën një herë në ditë. Le të jenë ato epiqendër e punës suaj. Qoftë kur bëhet fjalë për muzikën, gatimin, leximin apo shkrimin. Merruni me atë që ushqen shpirtin tuaj.