Grim magjepsës për sytë

grim-magjeps-euml-s-p-euml-r-syt-euml_hdKëtë sezon, nuancat natyrale të grimit të fytyrës do të jenë dominuese. Po a ka më bukur se një lëkurë e përkryer e zbukuruar me një sy që lyhet me penel apo të cilit i vihen qerpikë artificialë XXL?

Sytë retro
Për një linjë të pastër e grafike të stilit të Kate Moss, penelat janë mjetet e përkryer. Tonet e syve të lëngshme apo kremoze bëjnë të mundur që të përftohen linja intensive e të qarta që qëndrojnë gjithë natën. I vetmi problem është se përdorimi i penelave kërkon pak trajnim dhe përvojë, pasi fijet e penelit janë disi të vështira për t’u përdorur nga fillestaret.

Syri magjepsës
I pasur me pigmente dhe i lehtë për t’u përdorur, lapsi i syve mbetet i preferuar. Falë majës së tij kremoze, ai bën të mundur të realizohen linja intensive dhe magjepsës me pak lëvizje. Këtë sezon, tendenca e lapsave do të jetë me ngjyra: e kaltër, e gjelbër, bojëkafe apo gri me xixa.

Qerpikët në versionin flutur
Tanimë të paevitueshëm, qerpikët artificialë janë të lehtë për t’u përdorur dhe ata bëjnë të mundur të hapet shikimi edhe për ato së cilave natyra u ka dhënë qerpikë të shkurtër e të rrallë. Nëse ende nuk keni guximin t’i provoni, mund të përdorni rimel për t’u dhënë volum edhe qerpikëve më të dobët.