Grim per Shen Valentin 2012

Mbremja e Shen Valentinit 2012 po afrohet dhe vajza te dashura nese deshironi te kaloni nje mbremje romantike, me klas dhe nje shikim me te vertet romantik duhet te beheni te parrezistueshme.

Nese jeni te fejuara ose jo, nese jeni te dashuruara ose jo, festa e Shen Valentinit duhet te festohet, me partnerin, me miket…dhe per ate dite te vecante nuk mund te qendroni pa bere nje grim elegant por edhe pak ‘rock’.

Kat Graham, aktore, kengetare, modele dhe balerine zvicerane ka sy te mrekullueshem dhe ne tapetin e kuq ne Los Angeles kishte nje grim per noten 10. Sot do te mesojme te kopjojme kete make-up te bukur te aktores.

Fillimisht per te bere nje grim te tille, duhet te kujdeseni te eleminoni cdo parregullsi ne fytyre, qofte edhe me te voglen, keshtuqe pergatisni nje baze te mire.

Me pas kaloni ne grimin e syve, nje make-up romantik por edhe me te vertet trendy i cili eshte luajtur shume bukur me tonalitet e rozes se theksuar dhe te bardhes te shkelqyer.

Per me teper shikimi eshte bere me joshes fale perdorimit te qerpikeve fallso, aleatet e bukurise per cdo Vip.

Pasi te keni realizuar grimin e syve jepini pak nuanca rock grimit, me nje buzekuqe ngjyre prunje, qe eshte me te vertet i mrekullueshem./ikub/