Grimi dhe shprehitë të cilat ua përtërijnë fytyrën

Mbulohuni

Kërkoni syza të diellit, në etiketën e të cilave shkruan “UV 400”. Blini syza me xhama të mëdhenj, sepse ato mbrojnë edhe pjesët e lëkurës rreth syve. Por, para se t’i vini syzat, lyejeni fytyrën me ndonjë krem i cili përmban faktor mbrojtës kundër rrezeve të diellit.

Antioksiduesit

 Çdo mëngjes veni ndonjë krem i cili përmban antioksidues, të cilët do të eliminojnë veprimin e dëmshëm të radikaleve të lira. Kërkoni kremra me përbërës të çajit të gjelbër, kafes, apo të faktorit Q10.

 Retinoli natën

 Retinoli është një përbërës për të cilin është dëshmuar se nxitë krijimin e kolagjenit dhe zvogëlon paraqitjen e rrudhave. Kremrat dhe serumet blini të paketuara në fletë alumini, apo në shishe të errët, me pompë, sepse aty retinoli ruhet më mirë.

 Flini me mend

Gjatë natës nën kokë vini dy jastëkë. Pozita e ngritur pengon grumbullimin e lëngjeve dhe ënjtjen e hapësirës rreth syve.

 Mos e teproni me krem

 Rezistoni dëshirës që lëkurën rreth syve ta lyeni me sasi të tepërta të serumeve dhe kremrave. Kjo vetëm sa keqëson edhe më shumë ënjtjen dhe shkakton irritacion.

Maskoni qeskat e syve

Qeskat e errëta nën sy mund t’i fshihni me pudër të kremosur. Nëse qeskat i keni të kaltra, apo ngjyrë vjollcë, atëherë duhet të përdorni një pudër me pigment të verdhë, e nëse janë të errëta, përdorni ato me pigment ngjyrë pjeshke.

Ju ënjten sytë shpesh?

Evitoni ngjyrat tepër të ndritshme, të errëta, apo shkëlqyese të hijeve kozmetike. Më mirë është që të përcaktoheni për nuancat mat, të cilat janë pak më të errëta sesa ngjyra e lëkurës suaj.