Grimi i kaltër i errët “smokey” për sy

Grimi i mbrëmjes nuk duhet të jetë tepër i rëndë dhe i errët. Shkëlqeni me një kombinim të mrekullueshëm të syve të kaltër “smokey”…

Grimi i kaltër i errët “smokey” për sy përfundimisht është diçka që do të preferohet në vitin 2012, sidomos në sezonin dimëror dhe në pranverë-verë.

Duke qenë se sytë “smokey” konsiderohen si grim për mbrëmje, ngjyra e kaltër e errët me tone të hirta, në dritën e mbrëmjes do të duket edhe më glamuroze, kurse sytë tuaj më sensual.

 

Si të kemi sy “smokey”?

Nuk ka nevojë që të kemi grim profesional, e as që të jemi grimere profesioniste. Mjafton që t’i ndjekim disa rregulla.

Baza

1. Filloni me vënien e kremit hidratues në fytyrë të pastër, e më pas me vënien e pudrës. Në buzë qitni bazën e buzëve.

2. Vërjani shtresën e parë të maskarës.

3. Pas kësaj vërjani pudrën bazë.

4. Me korrektor maskoni të gjitha të metat e lëkurës, njollat, si dhe pjesët e errëta rreth syve.

5. Pas kësaj, vërjani pudrën e ngurtë minerale.

 

Sytë

1. Së pari duhet të filloni me bërjen e një vije të hollë me tush të lëngët për sy në kapakët e poshtëm.

2. Pasi që të teret tushi, vërjani hijen e kaltër në kapakët e poshtëm dhe, natyrisht, mbi vijën e tushit.

3. Hijen e njëjtë të kaltër vërjani në kapakët e epërm, si ngjyrë bazë për hije.

4. Bëjeni një vijë të hijes së zezë në kapakun e poshtëm, duke e shkrirë me hijen e kaltër, të vënë më parë.

5. Në këndin e brendshëm të syve qitni pak hije shkëlqyese për sy.

6. Hijen neutrale bezhë qiteni nën vetulla.

7. Me tushin e lëngët për sy bëjeni një vijë në kapakun e epërm nga këndi i brendshëm i syve, kah ai i jashtëm.

8. Në mënyrë që ta theksoni efektin, në këndin e jashtëm të syve qitni pak hije të zezë.

9. Në qerpikët e epërm qitni dy shtresa të maskarës, kurse në ata të poshtëm, vetëm një.

10. Vetullat krihni lart, duke i theksuar me laps për vetulla.

 

Faqet dhe buzët

1. Në faqe qitni bronzues, në mënyrë që ta krijoni përshtypjen e ngjyrës natyrale të fytyrës, derisa në majë të mollëzave qitni pak bojëkuq të kuqërremtë.

2. Në buzë qitni shkëlqyes të tejdukshëm.

Komento