Grimi i syve

Grimi i syvePërdorimi i grimit të syve nuk është aspak punë e thjeshtë, madje as për femrat që mendojnë se janë mjeshtër. Ju sjellim një udhëzues të thjeshtë për të gjitha pjesët e syve.

Ashti i vetullave

Nëse dëshironi që vetullat tuaja të theksohen dhe t’i “hapni sytë”, në ashtin e vetullave mund të shtoni hijen e ndritshme pa shkëlqim, atë të zbehtë, duke e vendosur në ashtin nën vetull, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kapaku i syve

Në mënyrë tipike, nuanca kryesore e hijes shkon në kapakun e syve, por aty mund të jeni më kreative edhe me “eyeliner”. Varësisht nga femra, në atë hapësirë ka vend më shumë ose më pak.

Midis kapakut dhe ashtit

Midis ashtit dhe kapakut të syrit aplikoni nuancë të errët të hijes, sepse kjo syve ju dhuron një dimension.

Këndi i jashtëm

Në këndin e jashtëm të syrit aplikoni ‘eyeliner” ose nuanca të errëta të hijeve, duke formuar formën e shkronjës “V”. Për efekt më të butë, mund t’i aplikoni në formën e shkronjës “C”.

Qerpikët e sipërm

Në qerpikët e sipërm, në vendin nga ku qerpikët “theksojnë” sytë, duke përdorur ‘eyeliner”, hije apo madje edhe maskarë.

Linja e ujit

Buza e brendshme e syrit (linja e ujit) mund të jetë “mikriptës” i eyeliner-it të errët (për efektin “smoky eye”) ose eyeliner-it të ndritshëm apo me ngjyrë të lëkurës, për t’u dukur më të hapur, më të mëdhenj.

Qerpikët e poshtëm

Menjëherë nën linjën e ujit, qerpikët tuaj të poshtëm janë ata në të cilën mund të vendosni “eyeliner” ose hije, në mënyrë që t’i definoni sytë.

Kanali i lotit

Kjo është pjesa e brendshme e syrit ku mund të vendosni hija të ndritshme apo të zbehta, në mënyrë që sytë të duken më të hapur.

Komento