Grimi i tejdukshëm

Gjatë verës, pudrën duhet ta zëvendësoni me bronzues dhe me bojëkuqë të lehtë.

Me ardhjen e verës, duhet të ndryshojnë edhe shprehitë tuaja rreth grimit. Pudrat e rënda dhe grimi i fortë ua lëshojnë vendin bronzuesve, të cilët aty për aty krijojnë përshtypjen e tenit të nxirë.

Nxehtësia dhe lagështia janë arsyet të cilat i shtyjnë femrat që të ndryshojnë shprehitë e tyre estetike gjatë verës.

Përzgjidhja më e mirë, pa dyshim, është terakota – edhe atë koleksioni veror, i cili është mjaft i lehtë dhe mjaft i errët, sa që ta theksojë tenin e bronzuar të çdo femre.

Ekspertët preferojnë edhe vënien e bronzuesve në disa nuanca, në formë të ngurtë dhe si prej, pastaj ata sugjerojnë edhe përdorimin e bojëkuqit, i cili në mënyrën më të mirë thekson tenin e ri, si dhe hijet për sy, për një theksim të lehtë të tyre.

Përndryshe, me rastin e blerjes së bronzuesit, kujdesin më të madh duhet kushtuar zgjedhjes së tonit, i cili përshtatet më së miri me lëkurën tuaj.

Nëse jeni bionde, atëherë nuk mund të përdorni tone të errëta, por ato tone të cilat do ta nxijnë lehtazi lëkurën tuaj, duke i dhënë një shkëlqim shtesë dhe duke fshehur të metat eventuale. Edhe bojëkuqët duhet të jenë të lehtë, aq sa për të theksuar lehtë faqet.