Grimi per buze perfekte

Buzet, nje nder pikat me te dukshme te fytyres, jane ne qender te vemendjes dhe ti dedikosh atyre kujdesin e duhur eshte e thjeshte fal shume produkteve edhe teresisht natyrale, prezente ne treg.

Pervec kujdesit te tyre, eshte e rendesishme te kuptojme si te realizojme nje grim te bukur per buze perfekte duke ndjekur trendet e modes ose shijet personale.

Si trajtimi te pare, e rendesishme per cdo look, duhet te kujdeseni per buzet nje ose dy here ne jave me vaj bajamesh. Kjo teknik, me realizim te lehte, sherben per te evituar qe tju shfaqen lekurat ne sezonin dimeror.

Pas trajtimit, eshte e nevojshme te hidratoni buzet me nje balsam te mire, te cilet jane shume te keshillueshem. Per te dekoruar buzet, mund te luani me shume tonalitete te ngjyrave.

Per femrat te cilat kane ngjyren e lekures te celur mund te perdorin buzekuqe me tonalitete te rozes apo te qershise dhe te koralit.

Kontura e buzeve eshte e rendesishme, mund te zgjidhni nje laps per te dizenjuar pikat qe ju deshironi te nxirrni ne pah. Por beni kujdes, duke zgjedhur nje laps me ngjyre me te erret se ngjyra e buzekuqit eshte dicka jo estetike, evitoni dhe daljet jashte konturit te buzeve.

Per ti dhene buzeve shkelqimin e duhur eshte e mundur te shfrytezoni gloss-et apo shkelqyesit duke e shtrire direkt ne buze, mund te provoni edhe te krijoni edhe nuanca interesante duke luajtur me me ngjyrat e shkelqyesve siper buzekuqit baze.

Komento