Grimi që zgjat gjatë gjithë ditës

Grimi në fytyrën tuaj nuk mund të duket njësoj në çdo pjesë të ditës. Megjithatë, këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë që pamja juaj të qëndrojë sa më gjatë e freskët. Para se të aplikoni grimin, sigurohuni që tërësisht të pastroni fytyrën, transmeton “Zeri.info”.

Përdorni preparat pastrimi të lëngshëm në varësi të llojit të lëkurës. Hidratoni lëkurën tuaj: Pasi të keni pastruar tërësisht lëkurën, aplikoni në të kremin hidratues. Maskara: E vetmja mënyrë që maskara të qëndrojë më gjatë në fytyrën tuaj është ta blini atë që është e papërshkueshme nga uji.

Vetëm mos harroni ta largoni atë para se të shkoni në krevat. Pudra: Pudra e lëngshme nuk është zgjidhja më e mirë në qoftë se ju doni që grimi të zgjasë gjatë gjithë ditës. Një zgjidhje më e mirë është pudrapluhur. Buzëkuqi i qëndrueshëm: Blini buzëkuq të qëndrueshëm por mbani në mend se nga ai buzët më shpejt thahen dhe për këtë arsye duhet t’i hidratoni ato.