Gujava lufton kancerin e prostatës

Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Kjo frutë tropikale, si asnjë prodhim tjetër bimor, përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit, transmeton “Zeri.info”.

Gujava është një frutë tropikale, pak e njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban.

Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Kjo frutë tropikal, si asnjë prodhim tjetër bimor, përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit.

Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendet te një banane. Të urtët kinezë këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt, ta konsumojnë këtë frutë pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyra, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.

Gujava përmban potasium, në përbërjen e tij ka domate dhe limon, një gotë lëng nga kjo frutë e barabartë me një banane përmban sasi të vogël acidesh, shmang kancerin e prostatës, ka formën e gjethes së lakrës, përmban lëndë të nevojshme për organizmin, në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, përmban betakaroteni, përmban kimikate që mbrojnë retinën e syrit.