Hani arrat dhe parandaloni kolesterolin

Edhe zogjtë në degë e dinë që arrat janë më të shëndetshme nga të gjitha frutat arrore, sepse janë të mbushura me antioksidantë. 

Kështu rezultatet e hulumtimit në të ri kanë treguar që ne gjatë ditës kemi nevojë për gjithsej shtatë arra për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe të ulim kolesterolin.

Arrat kanë nivele të larta të polifenolit, antioksidantit që mund të mbrojë trupin nga molekulat që e dëmtojnë indin. Ato janë po ashtu burim i shkëlqyeshëm dietal i fibrave, magnezit, vitaminës B, vitaminës E dhe antioksidantëve tjerë.

Prandaj, nëse dëshironi ta ulni nivelin e kolesterolit tuaj, në ushqimin e përditshëm duhet të inkuadroni të paktën shtatë arra. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni organizmit që të luftojë kundër inflamacioneve. Ndërsa ato, së bashku me kolesterolin e lartë janë faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Arrat janë shumë më të shëndetshme se arrat e Brazilit, fëstëkët, kikirikit, bajameve, arrave dhe lajthitë cashew”, rekomandojnë shkencëtarët.

Lajmi i mirë është që ushqimi i pasur me arra mund të përgatisë organizmin për t’u përballur më mirë me stresin.

Nëse dëshironi të mbroheni nga sëmundjet dhe kolesteroli i “keq”, ju propozojmë që të konsumoni arra, sepse ato janë më të shëndetshmet nga të gjitha frutat tjera arrore!

Komento