Heidi Klum, pas 13 vjetësh, braktis Victoria’s Secret!

Modelja gjermane Heidi Klum, është njëra nga manekinet më të paguara të botës, e cila për një vit realizon mbi 14 milionë dollarë.

Manekinia gjermane Heidi Klum, pas 13 vjetësh, lë Victoria’s Secret! Ajo thotë se linja e saj e parë e modës ishte e inspiruar në jetën e saj të stërngarkuar.

“Sikur që çdo gjë e bukur e ka fundin e vet, ashtu edhe për mua ky ishte fundi i bashkëpunimit me Victoria’s Secret. Gjithmonë do ta pëlqej këtë brend dhe kurrë nuk do ta zbulojë sekretin e saj. Në fund, mund të them, që për mua ky bashkëpunim ishte i mrekullueshëm”, ka thënë bukuroshja 37-vjeçare.

Përveç modelimit, Heidi u tregua e suksesshme edhe si udhëheqëse e emisionit të popullarizuar Project Runway, ndërsa ka tentuar edhe si këngëtare dhe dizajnere e modës.

Klum dhe këngëtari Seal janë prindër të fëmijëve Henri, katërvjeçar, Johan, trevjeçar, dhe njëvjeçaren Lou. Klum po ashtu ka djalin pesëvjeçar Leni.

Komento