Hekur, për të ndaluar rënien e flokut

Floku ju rrallohet gjithnjë e më shumë dhe rënia e flokut ka filluar edhe në pjesën e pasme të kokës? Ka babai apo gjyshi juaj nj ‘tullë’ të tillë?

Tendencën për rënie të flokut e keni trashëguar (vlen vetëm për meshkujt). Çfarë duhet bërë?

Për të ndaluar rënien e flokut, mund të ndihmojnë medikamente të ndryshme.

Gratë me vlera të ulëta të hekurit kanë tendencë më të madhe për rënie të flokut. Në këtë përfundim doli një studim francez i publikuar në Arzte Zeitung.

Gati 60% e personave me rënie të madhe të flokut që morën pjesë në studim, kishin nivel të hekurit nën 40 mikrogramë për litër serum gjaku.

Te gati një në katër gra, vlerat ishin nën 15 mikrogramë (vlera serum-ferritin). Mesatarisht gati një në dy gra ka vlera nën 40 mikrogramë.

Sipas të dhënave duhet që hekuri të plotësohet. Nëse trupi merr shumë pak hekur, rritet rreziku për rënie të flokut – sepse edhe rrënja e flokut ka nevojë për hekur. /Telegrafi/