Higjena: Meshkujt jane pak te “piste”

Nje studim kurioz tregon se nje ne pese meshkuj refuzohet per shkak te higjenes intime. Ne pergjithesi femrat sillen me mire se meshkujt, si ato qe jetojne ne familje edhe beqare.

Ne thelb ky eshte nje nga rezultatet e vene ne pah nga sondazhi i kryer nga Mintel (www.mintel.com), mbi zakonet higjenike te meshkujve dhe femrave europiane.

Sondazhi merr ne konsiderate disa aspekte te pastertise personale, per shembull nderrimi i perditshem i te brendeshmve te tyre; dhe kete e bejne 78 per qind e meshkujve kunder 98 per qind te femrave.

Me te kujdesshem duket se jane te martuarit qe nderrojne te brendeshmet e tyre cdo dite ne 88 per qind te rasteve, kunder 82 per qind te personave single. Ndoshta beqaret mendojne se nuk ja vlen barra qerane, ne fund te fundit kush do i shohe?

Por higjena personale nuk ndalet vetem tek te brendeshmet, natyrisht! Gjithashtu ketu hyjne edhe rrobat e pastra, edhe ketu familjaret mundin beqaret, shumica e familjeve lajne 2-3 lavatrice ne jave, disa edhe deri ne 4 ose me shume.

16 per qind e meshkujve beqare te intervistuar kane pranuar se lajne pantallonat vetem kur jane dukshem te pista.
Nga ana tjeter meshkujt e martuar, ndoshta nderrohen me shpesh, por persa i perket rrobave te lara vetem 19 per qind kujdesen, kunder 83 per qind te femrave.