Hirra, ilaçi i natyral për rigjenerimin e mëlçisë

HirraKur flasim për lëngjet, e dimë se ajo më shpejt arrin te të gjitha organet përmes të cilave kompensohen shumë mungesa në organizmin tonë.

Shkaku i vlerave pH depërtimi deri te organet është shumë i shpeshtë dhe efikas. Në një litër hirrë mund të gjejmë vetëm 360 kilokalori, që është përgjysmë më pak se kaloritë që mund t’i hasim në një litër qumësht të freskët.

Hirra në vete përmban edhe proteina. Mineralet që i gjejmë në hirrë përmbajnë qeliza të lëngshme që ulin shtypjen e lartë të gjakut, sulmin në tru dhe infarktin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nga ana tjetër, proteinat parandalojnë osteoporozën, rregullojnë kolesterolin, parandalojnë ndikimin e gurit në dhëmbë, shtojnë masën muskulore, forcojnë imunitetin, zvogëlojnë stresin dhe ajo që është më e rëndësishmja, rigjenerojnë mëlçinë. Duhet ditur se ushqimi intensiv me hirrë, në formën e saj origjinale, sjell deri te rigjenerimi i shpejtë i vendeve të sëmura në organizëm.

Kur hirra konsumohet rregullisht, ndihmon në rigjenerimin e mëlçisë. Mëlçia është një organ që ka aftësinë e rigjenerimi, ndërsa që hirra është treguar si ilaçi më i mirë natyral për këtë. Nevojitet që për një periudhë më të gjatë kohore të pini së paku 0,5 litra, e do të ishte mirë edhe një litër në ditë. Shmangni alkoolin, cigaret dhe materiet tjera që e dëmtojnë mëlçinë.

Komento