Hithrat, bimë që largojnë secilën sëmundje

Hithrat (lat.urtica dioica) njihen për gjethet e tyre të gjelbra në formë të zemrës.Veti shëruese ofrojnë gjethet, lulet, rrënjët, farat

HITHRAT SI ILAÇ UNIVERSAL

Nëpër histori, hithrat janë përdorur si diuretik dhe laksativ, si dhe preparat i hatashëm për shërimin e të ënjturave, ciklit jo të rregullt menstrual, gjakderdhjes, inflamacioneve në mushkëri, plagëve të gangrenës, astmës, sëmundjes së shpretkës dhe shumë sëmundjeve të tjera. Dikur moti ka shërbyes si kundërhelm nga kafshimet e kafshëve helmuese dhe për shërimin e gurëve dhe rërës në veshka dhe kanalet urinare, infeksionet e lëkurës, dhimbjeve në nyja, gihtin dhe nervin shiatik. Hithrat përmbajnë fibra, përdoren edhe për pastrimin e enëve, trasmeton gazeta Kosova Sot

NUTRIENTET

Në këtë bimë të gjelbër ka shumë nutriente. Është e pasur me vitamina C, A, K, B2. Përmban proteina, yndyrë, karbohidrate, flavonoide, taninë, klorofil, karotinë. Rrënja e hithrës përmban sasi të madhe të hekurit, prandaj në mënyrë tradicionale përdoret në shërimin e anemisë, zbokthit në flokë dhe rënies së flokut dhe përdoret në forcimin e tij.

ILAÇ NATYRAL KUNDËR ANEMISË

Kjo bimë njihet për faktin se shëron pagjakësinë dhe aneminë. Është e pasur me vitamina C, që në mënyrë natyrale përmirëson absorbimin e hekurit, ndihmon edhe kundër mundimeve, diarresë dhe dhimbjeve në lukth.

ZGJEDHJE NATYRALE PËR SHTATZËNAT

Hithrat janë bimë që sugjerohet të përdoren në pjesën më të ndjeshme të femrës, në shtatzëni, kur në formë të çajit, derisa lëngu i freskët i shtrydhur nga hithrat nuk sugjerohet. Ndihmojnë punën e veshkave, zbutin stresin, rregullojnë punën e hormoneve dhe qetësojnë inflamacionet. Falë magnezit, pakësojnë ngërçet në këmbë dhe kontribuojnë në pakësimin e lodhjes dhe plogështisë. Mund të ndihmojnë edhe te hemorroidet dhe të parandalojnë gjakderdhjet pas lindjeve. Nxit prodhimin e qumështit në gjirin e nënës. Çajin nga hithrat është mirë për ta konsumuar që nga tremujori i dytë dhe në gjithë periudhën sa ushqehet fëmija me qumështin nga gjiri i nënës. Ndihmon edhe në përtëritjen e flokut dhe siguron lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.

VETITË E TJERA SHËRUESE TË HITHRAVE

E forcojnë sistemin imun, qetësojnë simptomat e reumatizmit dhe artritit, ndihmojnë te dhimbjet menstruale dhe fryrjet para-menstruale, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, ndihmojnë të dhimbjet e kokës dhe pagjumësia, zbutin sëmundjet e organeve të frymë- marrjes, eliminojnë problemet e lëkurës, shëron infeksionet në traktin urinar, shkatërrojnë paraqitet në zorrë, forcojnë flokun.

PËRDORIMI I HITHRAVE

Me konsumimin e rregullt të ilaçeve nga kjo bimë mrekullibërëse mund t’i luftoni shumë sëmundje dhe të ndihmoni në shërimin e sëmundjeve të rënda shëndetësore. Prandaj, në ritualin tuaj ditor, pini së paku 1-2 gota çaj ose lëng të hithrave.

Komento