Hormonet shkatojnë kancerin e gjirit

Gratë, të cilat marrin ilace me hormone për të zëvëndësuar hormonin estrogjen pas menopauzës rrisin shanset për tu prekur me kancerin e gjirit dhe madje rrezikojnë të vdesin nga kjo sëmundje, thekson një studim i rëndësishëm federal, i botuar sot nga Uashington Post.

Studimi që përfshiu rreth 12 mijë gra për 11 vite radhazi doli në përfundime shokuese, pasi shumica e grave që ishin përdoruese të hormoneve ishin dhe më të prekurat nga kanceri I gjirit, shumë prej tyre dhe në prag vdekjeje, pasi kanceri ishte përhapur dukshëm në shumë pjesë të trupit.

Për vite me radhë, doktorët të Federatës për Mbrojtjen e Shëndetit të Gruas kanë rekomanduar femrat të marrin hormone për të evituar simptomat që shkakton menopauza, për të mbrojtur zemrën dhe për të qëndruar pse jo dhe në pamje më të reja.

Por, 8 vjet të shkuara shkencëtarët nisin të dyshojnë se hormonet ishin realisht risk për zemrën e grave dhe për shkaktim të sëmundjes së kancerit të gjirit. Ndërkohë miliona gra ende I përdorim ato me rekomandimin e mjekut.

Studimi ka gjetur se gratë që morën kombinimin e estrogjenit dhe progestin dhe shiten më pas me emrin Prempro – kishin më shumë gjasa të prekeshin nga tumore që përhapeshin në masë të madhe dhe që shpesh janë të vështirë për tu trajtuar pasi prekin nyjet limfatike. Mbi kokën e tyre qëndron gjithmone rreziku i vdekjes.

Por, duket se alarmi ka funksionuar, në vitin 2002, u mbushën më shumë se 110 milionë receta për hormone, kurse në vitin 2009, numri ra në rreth 40 milionë.

Komento