Hormoni i shtatzënisë është ilaçi i ri kundër kancerit

Hormoni i shtatzënisë është ilaçi i ri kundër kanceriProteina, të cilën trupi i femër e prodhon në mënyrë natyrale gjatë shtatzënisë, mund të bëhet një mjet i fuqishëm në luftën kundër kancerit, thonë studiuesit.

Alfa-fetoproteina është një proteinë e cila gjendet në gjakun fetal, pengon rritjen e tumorit, por edhe shërben si preventivë nga paraqitja e tumoreve të reja, tregon studimi më i ri.

Edhe pse ekspertët thonë se janë të nevojshme dhe disa studime shtesë, të cilat do të zbulojnë më shumë detaje, ata besojnë se kjo proteinë e fuqishme mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të gjirit.

Hormonet gjatë shtatzënisë, siç janë estrogjeni, nxisin prodhimin e kësaj proteine, ndërsa ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në zvogëlimin e rrezikut nga rritja e tumorit.

Trupi ka mbrojtjen e tij natyrore nga organizmi, ndërsa këtë duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën që këtë proteinë të fuqishme, ta shndërrojmë në ilaç. Para se të ndodhë kjo, duhet të kryejmë studime të tjera”, ka deklaruar studiuesi kryesor dr. Herbert Xhakobson. Alfa-fetoproteina gjendet në gjakun fetal, ndërsa e prodhon mëlçia dhe sistemi tretës.

Pas lindjes së fëmijës, niveli i saj shumë shpejt zvogëlohet dhe është gati i pamatshëm. Se a do të bëjë kjo proteinë e fuqishme një rikthim në kurimin dhe parandalimin e kancerit, do të tregojë koha, por edhe studimet shtesë të cilat studiuesit i kanë paralajmëruar.

Komento