Hugo Boss, stilisti i nazistëve

hugo-boss-stilisti-i-nazist-euml-ve_hdNdoshta nuk e dinit pse ju pëlqejnë uniformat e nazistëve, por fakti që janë stiluar prej Hugo Boss mund të jetë arsyeja.

Boss është bërë pjesë e partisë Naziste në 1931, dy vjet pasi Hitler erdhi në pushtet. Ai e ka themeluar kompaninë e tij në Metzingen në 1932 dhe prodhonte këmisha, xhaketa dhe më pas pallto për forcat SA, SS dhe Hitler Youth, shërbimet postare etj.

Pas luftës së dytë botërore, shkruan Anabel, Boss u hodh në gjyq për mbështetjen ndaj nazistëve dhe nuk u lejua më të votonte.

Marka në ditët e sotme është shumë e famshme për veshjet e meshkujve, kostumet me prerje perfekte dhe aromat dehëse mashkullore.

“Hugo Boss” ka kërkuar falje se i ka keqtrajtuar punëtorët gjatë Luftës së Dytë Botërore kur kjo firmë i ka furnizuar me uniforma edhe partinë naciste edhe ushtrinë naciste. Mbas lufte, Boss, i cili ka vdekë më 1948, pat thane se ju ka bashkuar partisë për të shpëtuar fabrikën.