Identikiti i rimelit

Mjaftojne pak minuta perpara pasqyres per ti dhene jete dhe per te fshehur ndonje defekt ne fytyre, toni i syve, buzekuqi, pudra, rimeli dhe loja mbaron.

Mjaftojne pak minuta perpara pasqyres per ti dhene jete dhe per te fshehur ndonje defekt ne fytyre, toni i syve, buzekuqi, pudra, rimeli dhe loja mbaron. Per ti dhene drite, thellesi dhe mister shikimit eshte e mjaftueshme te beni disa levizje rimeli.

Nje kozmetik, qe fal perberesve te tij inovativ, arrin gjithmone rezultate te mira. Voluminoz, zgjates, me efekt natyrale, me ngjyra, keto jane te gjitha zgjedhje sipas deshires dhe nevojes.

Por si ta njohim efektivitetin e nje rimeli? Cfare duhet te lexojme mbi etikete dhe cfare duhet te dime?

– Uji, elementi kryesor

I pashmangshem si gjithmone, uji eshte nje perberes i rendesishem edhe tek rimeli. Perqindja e tij, ne fakt modifikon konsistencen e produktit. Nje perqindje me e larte e ujit transformon performancen e rimelit ne menyre me fluide dhe te lehte duke prodhuar nje zgjatim te shikimit. Ne te kundert nje perqindje e vogel e ujit ne perberjen e tij jep densitet dhe efekt voluminoz.

– Pigmentet

Origjina e tyre eshte e ndryshme sipas ngjyres se zgjedhur. Per shembull, pigmenti klasik i rimelit te zi ka nje origjine minerale, shume te ngjashem me ate qe perdoren per te ngjyrosur copat. Ndersa ngjyra te tjera, si bluja derivojne nga llak sintetik te perpunuar ne menyre te vecante.

– Dylli

Ky element ofrojne consistence dhe elasticitet rimelit, duke arritur te mbrojne qerpiket nga agresione te jashtme. Origjina mund te jete natyrale, si ajo e bleteve, e rafinuar ne menyre specifike. Efekti zgjatues eshte i krijuar nga dyll mineral ose sintetik, te cilet jane me pak te rreshqitshem.

– Vajra dhe filmogjene

Ne listen e gjate te perbersve nuk mund te mungojne edhe prezenca e vajit. Keto mund te jene vegjetal ashtu dhe sintetik dhe objektivi i tyre eshte te bejne produktin me te shkelqyeshem. Pikerisht fal tyre qe produkti behet me i lehte per tu hapur ne qerpike dhe bejne qerpiket te shkelqyeshem dhe me te shpeshta.

– Polimere dhe emulsione

Ja dy emra qe me siguri nuk i keni shume te njohur. Polimeret jane molekula te medha (makromolekula) filmogjene me natyre te ndryshme, jane te nevojshme per te luciduar, kthyer dhe te japin volum apo te zgjasin qerpiket. Disa prej tyre, thahen shume shpejt, duke percaktuar nje kthim te qerpikeve.

Emulsionet jane, se bashku me ujin dhe me vajin, perberesi i trete i rendesishem ne formacionin e rimelit, duke lejuar rimelin te behet kremoz dhe likuid. Keto te fundit nuk bejne pjese ne formulen e rimeleve Waterproof, qe do te thote rezistent ndaj ujit.

Komento