Ilaç i ri për kurimin e kancerit në pankreas

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një armë të re kundër kancerit në pankreas, pas rezultateve premtuese të arritura në disa eksperimente në laborator. Sipas tyre, qelizat kancerogjene mund të shkatërrohen duke kombinuar dy ilaçe.

Kërkimi i bërë nga një Institut në Londër thotë se kombinimi i një ilaçi të kemoterapisë, me emrin gemcitabin me një ilaç eksperimental me emrin, MEK003 vret qelizat kancerogjene dhe shumëfishon efektin e secilit ilaç në organizëm.

Pas testimit te minjtë, tashmë janë njerëzit ata që po i nënshtrohen testimit për të parë nëse funksionon. Richard Griffiths, 41 vjeç nga Coventry po përdor këtë ilaç që kur u diagnostikua me kancer në pankreas në majin e vitit të shkuar.

“Pas 6 cikleve trajtim, një skaner tregoi se masat e tumorit ishin zvogëluar, ndaj kam vazhduar me kurën”,-tha ai, duke shtuar se tashmë ishte optimist dhe se mund t′ia dilte mbanë, së bashku me shkencën krah tij.

Komento