Ilaç për djersitjen

Shenja të lagjes nën sqetulla, rrobat e ngjitura për trupi, nuk u vjen erë e mirë… Ana e errët e verës? Nuk do të thotë të jetë ashtu. Ne ua zbulojmë disa truqe për freski të qëndrueshme.

Organizmi i njeriut ka më se dy milionë gjëndra të djersitjes dhe sillet sikur një aparat klime. Kur temperatura e trupit rritet, një pjesë e trurit e quajtur hipotalamus aktivizon djersitjen. Në këtë mënyrë organizmi liron tepricën e nxehtësisë, materiet e dëmshme dhe toksinet. Shumë njerëz

nuk e dinë se djersa nuk ka kurrfarë arome. Kur, megjithatë, vjen në kontakt me bakteret në sipërfaqen e lëkurës dhe me disa materie që gjenden në rroba dhe në ajër, djersa fillon të shpërbëhet, dhe në këtë mënyrë vje deri te kundërmimi. Me mbajtje të rregullt të higjienës, me ushqim dhe me konsumim të mjaftueshëm të lëngjeve mund të zgjidhet problemi i kundërmimit.

Rregullat higjienike verore

-Uji i ftohtë shpejton procesin e djersitjes, pra bëni dush me ujë të vakët dhe përdorni sapun me vlera neutrale ose të mesme të pH (5.5). Ato e mbrojnë mbështjellësin mbrojtës acidik të lëkurës dhe parandalojnë shumëzimin e baktereve në sipërfaqen e lëkurës.

-Për arsye se nuk do të jeni në gjendje të bëni dush disa herë në ditë, sa më shpesh lani parakrahët. Në këtë mënyrë do të freskoheni dhe do të djersiteni më pak.

– Rregullisht mënjanoni qimet prej nënsqetullave dhe prej ijëve. Djersa ndalet në qime, dhe në këtë mënyrë lehtë dhe përherë vjen në kontakt me ajrin dhe bakteret. Nën ndikimin e baktereve lirohet acidi 3-metil-2-heksanoik, i cili është shkaktari kryesor i kundërmimit.

– Gjatë verës vishni vetëm rroba nga pambuku, liri dhe nga materiale natyrore. Çdo ditë vishni rroba të sapolara sepse bakteret të cilat gjenden në rrobat e palara shkaktojnë erën e pakëndshme të djersës.

– Antiperspirantet, deodorantet dhe kremrat për parandalimin e erës së pakëndshme pasi që të keni bërë dush në nënsqetulla të pastra. Në të kundërtën do të keni efektin e kundërt – do të shpejtoni djersitjen, e era do të jetë edhe më e pakëndshme.

Antiperspirantet janë shpëtim gjatë verës

Shumica e femrave mendojnë se antiperspiranti është një emër tjetër për deodorantin. Por, ka dallime mes tyre. Antiperspirantët kanë përbërës të cilët mbyllin poret e lëkurës dhe parandalojnë djersitjen, e deodorantët vetëm neutralizojnë erën e pakëndshme. Pra, antiperspirantët janë zgjidhje e duhur për verë.

Kur asgjë nuk ndihmon duhet vizituar mjekun

Për shumicën e njerëzve djersitja është vetëm problem veror dhe mund ta zgjidhin atë në mënyrën të cilën e kemi përshkruar. Por, 3% e banorëve të botës ankohet për djersitje të tepërt të ballit, nënsqetullave, këmbëve ose shuplakave të duarve gjatë tërë vitit, pavarësisht nga temperaturat e jashtme dhe aktivitetit fizik. Nëse keni këtë problem atëherë vuani nga hiperhidroza. Ajo mjekohet në mënyra të ndryshme. Ndër më të suksesshmet janë: Jontoferoza, mjekimi me laser dhe botoksi e në raste më të rënda edhe operacioni.