Ilaçi që zgjat jetën

I laçi “Metformin” është aprovuar në Shtetet e Bashkuara si ilaç për trajtimin e diabetit, tipi 2. Studimi më i ri, i bërë nga universiteti në Kardif, në të cilin kishin qenë të përfshirë rreth 180,000 njerëz, zbulon po ashtu se ilaçi do të ndikonte në jetëgjatësinë e atyre individëve të cilët nuk janë të prekur nga diabeti.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), janë rreth 29.1 milionë njerëz në Amerikë me diabet. Tipi 2 i diabetit llogaritet në 90-95 për qind të shkaqeve dhe zakonisht përcillet me moshë të shtyrë, mbipeshë, histori në familje me llojin 2 të diabetit.

Tipi 2 i diabetit mund të parandalohet përmes ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit të rregullt fizik dhe humbjes në peshë. Mund të kontrollohet me të gjitha këto aktivitete, por insulina apo medikamentet orale janë të domosdoshme. Ilaçi “Metformin” (metformin hydrochloride) është një antibiotik oral, që trajton diabetin, tipi 2, gjendje ku trupi nuk e përdorë insulinën në mënyrë normale dhe nuk mund ta kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak.

“Metformin” ndihmon në kontrollin e sasisë së glukozës në gjak. Ky ilaç po ashtu rrit përgjigjen e trupit tuaj karshi insulinës, substancë kjo natyrale që kontrollon nivelin e glukozës në gjak.

Komento