Imazhi i aromave

Ja disa gra të bukura mishërojnë natyrën e botës femërore, duke u marrë “hua” nga firmat më të njohura të botës së modës dhe kozmetikës, për t’u bërë imazhi i aromave, duke filluar që nga klasiku “Chanel n.5” dhe deri te më i riu prej parfumeve “True Star”.

Bëhet fjalë për disa femra mjaft të njohura në botën e kinematografisë dhe muzikës botërore.

Përzgjedhja e tyre për të qenë imazhi i parfumeve nuk është bërë vetëm për të qenë në rrymën e vitit të lindjes dhe as sepse yjësitë u kanë destinuar tipare të mirëpërcaktuara të shenjave të horoskopit. Por thjesht, sepse ato janë gjendur aq mirë nën tisin e disa aromave (kryesisht firma të njohura të botës së parfumeve).

Por besnike të parfumeve janë edhe disa nga femrat më të njohura edhe në Shqipëri, të cilat kanë vendosur të mos dalin kurrë pa u spërkatur më parë nga falkonët e “Chanel n.5”, siç bën Diana Çuli, “Van Cleef& Arpel”, siç bën Fjodora Fjora, apo edhe duke u besuar aromën e lëkurës disa parfumeve, siç bën Enada Hoxha apo Majlinda Bregu.

Sharlizë Theron Pasi fitoi çmimin Oskar si aktorja më e mirë protagoniste për filmin “Monster”, Sharlizë Theron u kthye në një nga aktoret më të kërkuara të Hollivudit.

E lindur më 7 gusht 1975, ajo i përket shenjës së Luanit, shenjë e zjarrit, pasiononte dhe krenare. Një arsye që “Dior” e ktheu në imazh të parfumit të tij më të rafinuar, “J’adore”. Katerina Zeta-Xhons falë pamjes së saj seksuale dhe fizikut të mahnitshëm, Katerina Zeta-Xhons, është zgjedhur nga Elizabet Arden si imazh i parfumit të saj “Provocative Woman”.

Parfumi u dedikohet femrave që u pëlqen bukuria natyrale. Katerina, e cila ka lindur më 25 shtator 1969, di t’i shprehë aq mirë karakteristikat e shenjës së saj, peshores.