Infertiliteti, a ka lidhje me kënaqësinë seksuale?

Shumë njerëz, herët ose vonë, duan që të sjellin në jetë pasardhësit e tyre, por jo të gjithë kanë fatin që ta realizojnë këtë ëndërr, atëherë kur e duan dhe në mënyrë fare të lehtë.

Sipas asaj çka dihet deri më tani, sa më shumë marrëdhënie seksuale të ketë një çift, aq më të mëdha janë shanset që femra të mbetet shtatzënë.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, por ajo çka vërtet të çudit është fakti se sipas studimeve të fundit shkencore, që janë bërë në Europën Perëndimore, del se një çift i zakonshëm që kryen rregullisht marrëdhënie, ka vetëm 18% shans për të konceptuar një fëmijë.

Ndërsa për francezët, që e mbajnë veten si kombi më i dhënë pas seksit, kjo përqindje shkon deri në 15%.

Sipas një profesori britanik, i cili është marrë gjatë gjithë karrierës me çështjen e infertilitetit në lidhjen intime mes çiftit, ai ka vënë re se sa e rëndësishme është mënyra se si kryhet një marrëdhënie për sa i përket rritjes së shanseve të shtatzënisë.

Sipas profesorit, sa më e madhe të jetë kënaqësia e provuar nga femra gjatë marrëdhënies, aq më të mëdha janë shanset për të që të mbetet shtatzënë. Pra, me pak fjalë, nuk është i rëndësishëm vetëm fakti i marrëdhënies, por i cilësisë së saj dhe mbi të gjitha, i arritjes së orgazmës nga femra.

Sigurisht që për sa i përket meshkujve, orgazma është thelbësore për shtatzëninë, sepse pa të, nuk ka prodhim sperme, por ajo çka ka ndryshuar në mënyrën e konceptimit të situatës është rëndësia që i është dhënë së fundi edhe orgazmës së femrës. Më parë ajo nuk merrej fare në konsideratë dhe konsiderohej biologjikisht e pavlerë.

Ideja e një marrëdhënieje seksuale, jo vetëm të shpeshtë por mbi të gjitha të kënaqshme për sa i përket mundësive të mbetjes me barrë, është një ide interesante për shumë mjekë që merren me studimin e shkaqeve të infertilitetit te çiftet. Por për të arritur konkluzione në këtë platformë duhet në radhë të parë një ndjeshmëri dhe kujdes i madh.

E megjithatë, profesori ka bërë disa teste me paciente të ndryshme.

Në njërin prej tyre, atij i duhej që të pyeste pacientet në lidhje me çështje shumë intime të marrëdhënies së tyre me partnerin, veçanërisht për sa i përket shkallës së kënaqësisë të provuar prej tyre dhe sasisë së orgazmave të provuara. Në këtë pikë, gratë duhet që të ishin shumë të sinqerta,.

Një pyetësor i tillë u krye mbi shumë gra dhe në një kohë relativisht të gjatë. Bëhet fjalë për marrjen në pyetje të rreth 1000 grave. Në përfundim, ato u ndanë në tre grupe kryesore, sigurisht në varësi të përgjigjeve.

Në grupin e parë futeshin gratë, të cilat kishin partnerë krejtësisht të shëndetshëm dhe në dukje fertilë, por që pavarësisht gjithë kërkimeve për shëndetin, nuk kishin ndonjë shkak të dukshëm dhe të diagnostikuar për infertilitetin që demonstronin.

Në grupin e dytë futeshin gra me bllokim apo dëmtim të tubave fallopianë, çka do të thotë që sperma nuk arrin që të depërtojë dhe të arrijë tek veza, për ta fekonduar dhe si pasojë infertilizimi nuk ndodh.

Ndërsa në grupin e tretë futeshin gra, të cilat nuk kishim arritur që të kishin fëmijë, për shkak të problemeve hormonale, ose për shkak të partnerëve që kishin probleme me përbërësit e spermës.

Nga studimi doli se gratë e grupit të parë me shkaqe krejtësisht të pashpjegueshme të infertilitetit tentonin që të thoshin se kishin në përgjithësi një marrëdhënie intime me partnerin që nuk u falte kënaqësi dhe gjatë kësaj marrëdhënieje përjetonin orgazëm shumë rrallë.

Këto gra ishin tërësisht normale nga ana shëndetësore dhe pavarësisht gjithë testeve, ishte e pamundur që të gjendej një shkak për mungesën e infertilitetit. Por ajo që ishte me të vërtetë e papritur në këtë studim ishte zbulimi se gratë që kishin probleme për shkak të bllokimit apo dëmtimit të tubave, përjetonin një kënaqësi më të madhe se gratë e dy grupeve të tjera.

Në këto rrethana pyetja që i bëmë vetes ishte: si mund t’i përdornim në mënyrë shkencore këto rezultate dhe mbi të gjitha, cili ishte përfundimi që duhej nxjerrë në këtë rast?

Një teori është ajo që muskujt e vaginës dhe të barkut kontraktohen, ndonjëherë shumë, gjatë orgazmës dhe në këtë mënyrë në uterus hyn një sasi më e madhe sperme.

Ajo që dihet është se gjatë orgazmës, lëshohet në organizëm një hormon që quhet Oksitocinë, që veç të tjerash, jep edhe kënaqësinë e madhe fizike që përjetohet. Ky hormon është gjithashtu i rëndësishëm në krijimin e kontraksioneve në bark.

Sipas disa biologëve që merren me çështjet e evolucionit, kënaqësia e provuar nga orgazma ka të bëjë me rritjen e dëshirës për të bërë më shumë seks, e si pasojë rritjen e mundësive për të mbetur shtatzënë, që çon në riprodhimin dhe ruajtjen e species.

Në akt, lidhja e fertilitetit dhe kënaqësisë seksuale është një çështje që has kundërshti në ambientet shkencore, sepse nuk është tërësisht e verifikueshme dhe e mbështetur si teori.

Komento