Ja 3 stile të flokëve që do të jenë në trend këtë sezon

Ja 3 stile të flokëve që do të jenë në trend këtë sezonNëse e përcillni trendin, atëherë me siguri se këtë sezon dëshironi ta pasuroni stilin tuaj të flokëve.

Pikërisht nga pistat e modës, ne ju sjellim tre trendë të “nxehtë”, ndërsa që flokët tuaj do ta përqafojnë. Krejt çfarë ju nevojiten janë kapëset, llaku për flokë, duar të shkathëta dhe ndoshta gërshërë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Flokët nga anash

Është kthyer ndarja nga anash, që majën e popullaritetit e kishte arritur në vitet e nëntëdhjeta. Derisa atëherë flokët i mbanin të ngjitur për kokë, tashmë ato janë në modë përplot me volum. Stilistët e flokëve theksojnë se duhet të arrini një “dukje natyrale rokerësh”. Në arritjen e këtij stili ju ndihmon krehri , ndërsa hekurin në flokë harrojeni. Nëse flokët ju “ikin”, ju ndihmon “shpina e peshkut”, që ta mbani në njërën anë.

Fluturat, kapëset, karficat

Ja 3 stile të flokëve që do të jenë në trend këtë sezon

Stilistët e flokëve ju këshillojnë që gjatë këtij vitit të aplikoni zbukurues, karfica, kapëse të mëdha, pa marrë parasysh stilin e flokëve. Me rëndësi është që diçka të shkëlqejë në kokën tuaj të bukur. Nëse nuk dëshironi që karficat apo kapëset e flokëve të mos vërehen, gjithmonë mund t’i vini nga anash apo nga prapa, e ide e mirë është ta dekoroni bishtalecin apo gërshetat.

Balluket dhe kaçurrelet

Ja 3 stile të flokëve që do të jenë në trend këtë sezon

Gërshërët në duar dhe shkurtoni balluket! Përsëri do të jenë hit, por kujdes – jo ato të rrafshët dhe të trashë, por më dredha dhe të valëzuar. Për një dukje të tillë, duhet të keni flokë natyralë paksa kaçurrele. Nëse jeni një zonjë me flokë të rrafshët, por dëshironi ta arrini këtë dukje, nevojitet që të krijoni balluke më të gjata dhe më të rralla, t’ju jepni formë dhe t’i thani me tharës flokësh.