Ja arsyeja e vërtetë përse femrat koreane kanë lëkurë perfekte

Ja arsyeja e vërtetë përse femrat koreane kanë lëkurë perfekteTashmë dihet botërisht se femrat koreane kanë lëkurë perfekte dhe kjo gjë, dukshëm, nuk ka të bëjë vetëm me gjenet e mira, por edhe me vullnetin e tyre.

Për të pasur lëkurë të tillë, janë të shumta femrat koreane që ndjekin atë që quhet “Rutina koreane e bukurisë”, e cila përfshin 10 hapa. Dhe e bëjnë një gjë të tillë ÇDO NATË!

Hapi 1: Përgatitja dhe pastrimi paraprak

Procedura e parë e asaj që në Kore njihet si “pastrim i dyfishtë”, konsiston në heqjen e grimit me anë të një pecete të pasur me vlera ushqyese për lëkurën. Më pas vijon me heqjen e yndyrës dh e baktereve me një larës delikat me përbërje vajore.

Hapi 2: Pastrimi

Femrat koreane besojnë se larja është kyçi për të pasur një lëkurë perfekte prandaj ato zgjedhin ta lajnë atë dy herë. Pastrimi i dytë bëhet me një larës kremoz ose në formë shkume.

Hapi 3: Eksfolimi

Një lëkurë e lëmuar do të thotë eliminim i qelizave të vdekura nga sipërfaqja e saj. Prandaj eksfolimi është thelbësor në këtë rutinë. Por për të shmangur teprimin, fokusohuni më tepër në zonat që i konsideroni problematike dhe 2-3 herë në javë, bëjeni këtë procedurë në të gjithë fytyrën.

Hapi 4: Balanconi lëkurën me tonik

Nuk po flasim për tonikun tuaj të zakonshëm të mbytur në alkool. Tonikët koreanë janë hidratues, zbardhues dhe pastrues në të njëjtën kohë dhe sigurisht, balancojnë pH-in e lëkurës pas larjes.

Hapi 5: Esenca

Kjo konsiderohet një nga hapat më të rëndësishëm të rutinës së bukurisë në Kore. Esenca është një koncentrat i lëngshëm ushqyes për lëkurën, që nxit procesin e rinovimit qelizor, gjë që sjell përmirësimin e elasticitetit të saj.

Hapi 6: Ampula

Praktikisht, është një version i kondensuar i esencës, por në një version më të pasur me vitamina dhe me përbërje më të trashë, shkruan Anabel. Ampula konsiderohet si një porcion magjik dhe kujdeset për rrudhat dhe ndryshimet në tonin e lëkurës.

Hapi 7: Maskat

Maskat-çarçaf janë një nga mrekullitë e kozmetikës koreane. Ekspertët sugjerojnë që ato të përdoren 2-3 herë në javë dhe në ditët e pushimit, këtë proces zëvendësojeni me një masazh për t përmirësuar qarkullimin e gjakut. Maskat mund të jenë për të gjithë fytyrën, ose për zona specifike si buzët apo zonën e syve.

Hapi 8: Kremi i syve

Duke qenë se parandalimi është më mirë se kurimi, femrat koreane i mbajnë larg rrathët e syve, rrudhat dhe fryrjen me anë të kremrave intensive për këtë zonë.

Hapi 9: Emulsioni

E mbani mend procesin e pastrimit në hapat e parë. Tashmë lëkurës duhet t’i rikthehet hidratimi me një emulsion, që është versioni i lehtë i kremit hidratant që jeni mësuar ët përdorni.

Hapi 10: Doza për natën

Për finalen e kësaj rutine, shtoni një tjetër shtresë hidratimi me kremin e natës. Këto kremra veprojnë si maska për të mbajtur në vend emulsionin dhe për të mbajtur lëkurën të hidratuar përgjatë gjithë natës.