Ja arsyet pse duhet të përdoret çaji i boronicës

Boronica është e njohur që nga lashtësia për benefitet e saj në ushqim dhe në medicinë.Ndër përfitimet kryesore të çajit të boronicës janë: lehtësimi i infeksioneve të traktit urinar, ndihmimi i çrregullimeve me frymëmarrje, parandalimi i gurëve në veshkë dhe sëmundjeve ne bark, përcjell kp.

Lëngu i boronicës është i pasur me antioksidant, me sasi të madhe të vitaminës C dhe acidit salicilik.Për shkak se nuk ka shumë kalori, është i këshillueshëm që të jetë pjesë përbërëse e dietës suaj.

Përgjatë historisë boronica është e njohur edhe për përdorimin e saj në mjekësi për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.Së fundmi, studimet kanë treguar se boronica ndihmon edhe në ruajtjen e dhëmbëve, pengon krijimin e baktereve duke ju ndihmuar që të ruani një shëndet të pasur oral.

Komento