Ja çfarë ju duhet për pastrimin e veshkave

Ja çfarë ju duhet për pastrimin e veshkavePër shëndetin e përgjithshëm të organizmit, me rëndësi është të konsumojmë sasi të mjaftueshme të ujit. Ekspertët sugjerojnë së paku tetë gota në ditë, si një mënyrë e mirë për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Sasia e konsiderueshme e lëngjëve ka një ndikim pozitiv në punën e veshkave. Disa nga lëngjet natyrale që ju ndihmojnë për një shëndet më të mirë të veshkave janë:

Lëngu nga panxhari
Panxhari është i pasur me betainë, që është fitokemikate shumë e shëndetshme, gjithashtu ai përmban edhe antioksidues dhe materie që shtojnë acidet urinare. Në këtë mënyrë, nga veshkat më lehtë hidhen materiet që shkaktojnë gurët.

Lëngu nga limoni
Kjo agrume ndikon si parandalues për shfaqjen e gurëve në veshka. Përzieni lëngun nga katër limonë dhe një gotë ujë.

Lëngu nga boronicat
Boronicat kanë një rëndësi të madhe në shëndetin e traktit urinar. Ato parandalojnë akumulimin e baktereve në fshikëz duke parandaluar infeksionet. Pos kësaj, boronica i ndihmon organizmit që ta hedhë kombinimin e oksalateve, që në masë të madhe mundet ta shkaktojë formimin e gurëve në veshka.

Lëngu me majdanoz
Majdanozi përmban karotenoide, që ndikojnë mirë në parandalimin e kancerit, por edhe hekur, klorofil dhe shumë vitamina. Klorofili e pastron gjakun dhe ndihmon organizmin në absorbimin e materieve ushqyese dhe e forcon gjakun. Lëngu nga majdanozi e forcon sistemin imun dhe ruan shëndetin e veshkave dhe të fshikëzës.