Ja çfarë tregon ngjyra e urinës për shëndetin tuaj

Ja çfarë tregon ngjyra e urinës për shëndetin tuajËshtë diçka që e bëjmë automatikisht çdo ditë.

Por herën tjetër kur të shkoni në banjo, mos nxitoni të bëni shkarkimin, por hidhini një sy ngjyrës së urinës suaj, pasi ajo përmban leksione të vyera për shëndetin tuaj.

Ndryshimi i ngjyrës së saj është normal dhe mund të shkaktohet nga ushqimi që hani, por mund të jetë edhe shenjë se keni probleme shëndetësore:

E qartë

Nëse urina juaj është e qartë, ky është një sinjal se jeni i shëndetshëm. Zakonisht, sa më e hapur ngjyra e urinës, aq më i shëndetshëm jeni. Por jo gjithmonë është kështu. Ndërkohë që qartësia e urinës është shenjë se trupi juaj është i mirë-hidratuar, mund të jetë edhe shenjë e diabetit. Nëse keni simptoma të tilla si urinim të shpeshtë apo etje të shtuar, konsultohni me mjekun.

E verdhë e zbehtë

Kjo është ajo që synojmë të gjithë. Organizmi i shëndetshëm prodhon urinë që nuk është shumë e errët, çka do thotë se jeni të mirë-hidratuar. Por në të njëjtën kohë, duhet të shkoni pak më shpesh në tualet për të nxjerrë mbeturinat që trupi nuk i ka të nevojshme.

E verdhë e shndritshme

Duket alarmuese, por nuk është kaq shqetësim. Në rast të tillë duhet të fajësoni vitaminën B. Riboflavina është një fluoreshent natyral kur ekspozohemi ndaj rrezeve ultra-vjollcë.

E verdhë e errët

Kjo është një shenjë tipike që tregon se nuk po pini ujë mjaftueshëm. Nëse nuk hidratoheni sa duhet, atëherë produkti që nxjerr trupi merr një ngjyrë më të errët. Mësimi: Pini sa më shumë ujë.

Kafe

Nëse urina juaj ka një ngjyrë kafe të çelët, mund të keni ose gjak në urinë, ose çrregullime në mëlçi ose veshka. Ajo tregon po ashtu se mund të keni sforcuar shumë muskujt, që lëshojnë një substancë të quajtur mioglobinë, që e bën urinën kafe. Infeksionet e traktit urinar dhe çrregullimet e mëlçisë janë shkaqe të tjera.

Jeshile

Nëse keni pirë birrë ose keni ngrënë asparagus, kjo mund të bëjë që urina të marrë ngjyrë jeshile. Por edhe diarreja mund të shkaktojë urinë të gjelbër. Edhe qelbi i infeksionit të traktit urinar mund të bëjë këtë gjë. Nëse jeni të shqetësuar, duhet të konsultoheni me mjekun.

Blu

Nëse urina është blu, kjo vjen për shkak të ushqimit ose mjekimeve që keni marrë. Triamterena, Rinsapini dhe Viagra janë mjekime që e bëjnë urinën blu. Edhe pse mund të duket shqetësuese, nuk ka lidhje me ndonjë problem shëndetësor, por vetëm me atë që keni gëlltitur.

Portokalli

Verdhëza mund të ndikojë në këtë rast. Por edhe ushqimet. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për ushqimet, ngjyra zgjat vetëm një ose dy ditë maksimumi. Nëse zgjat më shumë, kontrollohuni tek mjeku.

Lejla ose e kuqe

Përveç rastit kur hani panxhar, ky është tregues se po urinoni me gjak. Gjaku në urinë është shenjë e infeksionit të traktit urinar ose gurëve urinarë. Zakonisht shoqërohen me dhimbje dhe parehati, kështu që do i vini re edhe simptomat e tjera. Kanceri në veshka dhe fshikëza mund të shkaktojë gjak në urinë dhe zakonisht nuk keni simptoma të tjera- kështu që duhet të konsultoni doktorin.

E zezë

Nëse keni ngrënë një sasi të madhe ushqimesh ose ilaçesh, urina është e zezë. Por nëse nuk është asnjëra nga këto, atëherë urina e zezë është një paralajmërim serioz.

Komento