Ja cilat janë të mirat shëndetësore të shalqinit

Shalqini përmban sasi të vogël të kalorive, është frut hidradues, përmban sasi të lartë të antioksidantëve, plus është burim i madh i vitaminave dhe mineraleve.

Studimet e fundit tregojnë se shalqiri përmban sasi të madhe të likopenit dhe konsiderohet si antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira që mund të dëmtojnë qelizat në trup.

Përveç kësaj, shalqiri përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe vitaminës C.

Ja cilat janë përfitimet shëndetësore të shalqirit

Rrit sistemin imunitar

Për shkak të përmbajtjes së lartë të Vitaminës C, shalqiri ndihmon në përmisimin e sistemit imunitar dhe parandalon një sërë sëmundjesh. Studimet e fundit tregojnë se Vitamina C që përmban shalqiri është i domosdoshëm për personat të cilëve u është dobësuar sistemi imunitar për shkak të stresit.

Rregullon tensionin e gjakut dhe përmison shëndetin e zemrës

Shalqiri ndihmon te personat që kanë mangësi magnezi. Studimet e fundit theksojnë se konsumimi i duhur i kaliumit dhe magnezit është i lidhur ngushtë më parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu sasia e lartë e lipotein në shalqi, përmison funksionimin e sëmundjeve të zemrës.

Parandalon formimin e gurëve në veshka

Studimet kanë treguar se sasia e lartë e ujit parandalon gurët në veshka. Gurët në veshka ndërtohen nga toksinat në gjak. Kjo mund të çojë në një përqendrim të lartë të acidit urik në gjak dhe potencialisht mund të shkaktojë gurë në veshka. Shalqiri ndihmon në rritjen e prodhimit të urinës, përmes të cilës nxirrën jashtë të gjitha mbeturinat.

Ndihmon në humbjen e peshës

Për shkak të kalorive të ulëta që përmban shalqiri dhe për shkak të sasisë së lartë të ujit, shalqiri është një ndër frutat ideale për humbjen e peshës. Nëse tashmë keni filluar të ushtroni për humbjen e peshës, shalqiri ju ndihmon fort. Studimet kanë treguar se konsumimi i Vitaminës C gjatë ushtrimeve mund të përmisojë futjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve dhe është i rëndësishëm në ruajtjen e funksionit të mushkërive dhe për rrugët e frymarrjes.