Ja çka të pini për bark të rrafshët !

Dëshironi bark të rrafshët, ja çka të pini!Në qoftë se dëshironi të humbni ca kilogramë para fillimeve të pushimeve verore, këto janë pijet që do t’ju ndihmojnë në atë aspekt.

Limonada e ëmbël mund të ndihmojë për freskim, por nuk ndihmon në humbjen e peshës, sidomos jo si këto katër pijet që do t’i paraqesim më poshtë në këtë tekst.

– Uji me shije: Kur përpiqeni për dobësim, më e rëndësishme është që të pini shumë ujë.

Por nëse uji nga rubineti ju bëhet i mërzitshëm dhe dëshironi diçka që shpejt do t’ju freskojë, përpiquni për të shtuar shije natyrale në ujin tuaj të ftohtë.

Mund të përcaktoheni për mentë të freskët, fetë limoni apo copëza trangulli.

Është shumë e rëndësishme që të konsumoni shumë lëngje të shëndetshme, pasi kjo do të ndihmojë kundër fryrjes së tepërt, e cila është arsyeja pse stomaku shpesh duket më i madh.

– Lëng shalqiri: Për sa kohë që lëngu i tillë është bërë pa sheqer të shtuar dhe aroma artificiale, lëngjet dhe koktejet natyrale mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për rifreskim dhe njëkohësisht duke mos futur në organizëm kalori të tepërta.

Shalqiri është bazë e shkëlqyer për lëngje, sepse përmban shumë ujë, është shumë i shijshëm dhe nuk ka shumë kalori.

Jo vetëm që hidraton trupin mjaftueshëm, por shalqiri është përplot me vlera ushqyese, të tilla si likopenet, të cilat luftojnë kundër kancerit, si dhe aminoacide argininë.

Studimet kanë treguar se arginina mund të tretë yndyrën në trup dhe ndihmon në ndërtimin e muskujve.

– Çaj i ftohtë mente: Çaji i mentës është pije freskuese në ditët e nxehta të verës, por gjithashtu është treguar si një aleat i madh në luftën kundër dhjamit në stomak.

Çaji i mentës ndihmon trupin tuaj të tretë yndyrat, kurse ushqimet yndyrore të tilla si: hamburgeri dhe bifteku, treten shpejt dhe kjo zvogëlon grumbullimin e yndyrës së tepërt në stomak.

Në mbrëmje zieni gjethet e mentës, lëreni të ftohet dhe pastaj futeni në frigorifer gjatë tërë natës. Në mëngjes freskohuni me çajin e ftohtë shtëpiak pa sheqer.

– Çaji i gjelbër: Çaji i gjelbër cilësohet me të vërtetë si një nga pijet më çudibërëse.

Jo vetëm që me konsumin e rregullt të këtij çaji do të zvogëloni rrezikun e kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës, por studimet tregojnë se kjo pije përmban antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e yndyrës së grumbulluar në zonën e barkut.

Në qoftë se pini çaj para ushtrimeve, këta antioksidantë mund t’ju ndihmojnë për të djegur dhjamin më shpejt gjatë ushtrimeve aerobike.