Ja disa ilaçe natyrale kunder dhimbjeve

Që mos ta helmoni më shumë organizmin me preparate të ndryshme kimike, ja disa ilaçe natyrale, të cilat me siguri do t’u ndihmojnë.

Ftohja

Vaji nga livanda kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: Vendosni 10 pika të vajit të livandës në ujë të nxehtë dhe për dhjetë minuta merrni frymë në këtë avull.

Fleta patateje kundër dhimbjes së kokës: Zieni 500 gramë patate të paqëruara, shtypni, mbështillni në arnë dhe 3-4 herë në ditë, lidheni në ballë.

Vaji për mbrojtje nga viruset: Çdo ditë, për 15 minuta mbajeni në gojë një lugë supe të vajit të lulediellit. Pastaj pështyjeni, pastroni gojën me ujë të ngrohtë dhe lani dhëmbët pa pastë dhëmbësh.

Teshtitja

Avull uthulle kundër teshtimës: Ngrohni 250 ml të uthullës së mollës dhe 125 ml ujë dhe për 15 minuta merrni frymë në avullin e tyre.

Dhimbjet në fyt

Uthull molle kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë të kafes uthull molle në një gotë të ujit pakëz të ngrohtë dhe çdo orë, gogësini në fyt.

Lëng stafidheje (rrush i thatë) kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë të supës të lëngut nga stafidhet e zeza, një lugë supe mjaltë, dy lugë supe lëng limoni të shtrydhur. Merrni njëherë në ditë nga pak.

Qull qumështi kundër ngjirjes së zërit: Zieni një qull prej 250 qumësht dhe dy simite të bardha. Vendoseni në qafë dhe gjoks dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

Vaj ulliri kundër ngjirjes së zërit: Lageni një pallomë pëlhure në vaj ulliri dhe gjatë natës mbështilleni në fyt.

Piper kundër dhimbjeve në fyt: Përzieni katër lugë kafeje ujë, katër lugë kafeje mjaltë dhe gjysmë luge piper. Dy herë në ditë merrni nga një lugë kafeje dhe e shkrini në gojë.