Ja disa këshilla për buzë më të plota

Ja disa këshilla për buzë më të plotaJa disa këshilla se si t`i bëni buzët të duken më të plota pa intervenim estetik:

Fshini të gjitha njollat

Pasi që buzët me njolla apo të lëvorisura reflektojnë, rrudhat e thara ndikojnë që buzët të duken më të vogla. Për t’i hequr qafe, hiqni me brushë të dhëmbëve. Nxit qarkullimin e gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përdorni korrektues

Vëni korrektues në buzët tuaja, duke e përhapur paska mbi linjën e buzëve tuaja. Kjo do të bëjë që buzëkuqi juaj t’i përshtatet ngjyrës dhe t’i bëjë buzët tuaja të duken më të mëdha.

Vendosni me lehtësi shkëlqyes në mesin e buzëve

Duke përdorur shkëlqim të qartë të buzëve apo shkëlqim që i afrohet nuancës së ngjyrës së buzëkuqit, me lehtësi vendosni në mes të dy buzëve. Kjo mënyrë ndikon që buzët tuaja të duken më të plota.

Zmadhoni linjën tuaj të buzëve

Sa herë që besoni se mega-buzët e Kylie Jenner janë nga grimi apo preparate të veçanta, nuk ka kurrfarë dyshimi se ajo përdor lajner për buzë që t’i bëjë ato të duken më të mëdha. Për ta provuar edhe ju, përdorni lajner të buzëve, që i përshtatet buzëkuqit tuaj. Mbushni buzët me buzëkuq, përdorni korrektues për ta fshehur linjën tuaj të buzëve.

Komento