Ja disa këshilla për gjetjen e formës së përshtatshme të thonjve

Nëse artisti i manikyrit ju pyet se çfarë forme të thonjve dëshironi, mos kërkoni formën që vetëm ju ndihmon të ndiheni më rehat, pasi që është e rëndësishme ta zgjidhni një formë që i thekson edhe gishtërinjtë tuaj.

Sipas ekspertëve të thonjve, proporcioni është shumë i rëndësishëm. Përveç proporcionit të thonjve, është e rëndësishme që gjatë përzgjedhjes së formës së përshtatshme ta keni parasysh edhe stilin tuaj të jetesës, shijen personale dhe formën dhe madhësinë natyrale të thonjve tuaj. Për t’ju ndihmuar në përzgjedhjen e formës më të përshtatshme të thonjve tuaj, më poshtë jua kemi sjellë disa specifika të shumicës prej formave të thonjve, që i shohim në përditshmëri.raporton Gazeta Kosova Sot

THONJTË ME MAJË TË RRUMBULLAKËT Kjo formë e thonjve është e përkryer për të gjitha femrat që kanë thonj të shkurtër e të gjerë. Kjo pasi që forma e thonjve me majë të rrumbullakët ju ndihmon që ta krijoni përshtypjen e thonjve më të gjatë, duke e ruajtur formën e tyre natyrale.

THONJTË NË FORMË KATRORE Edhe kjo formë është e përshtatshme për femrat me thonj të shkurtër dhe është e rëndësishme që thonjtë në majë të jenë të rrafshët. Për më tepër, mirëmbajtja e thonjve që kanë formë të tillë është fare e lehtë.

THONJTË NË FORMË OVALE Kjo formë e thonjve u përshtatet femrave me thonj më të gjatë, që dëshirojnë ta krijojnë përshtypjen e gishtërinjve më të gjatë dhe, rrjedhimisht, më femërorë.

THONJTË NË FORMË TË BAJAMEVE Çojeni formën e rrumbullakët të thonjve në një nivel krejtësisht tjetër, duke i provuar thonjtë në formë bajamesh. Kjo formë është më e ngushtë dhe përfundon me një majë të rrumbullakët, duke bërë që duart tuaja të duken më të gjata dhe më të holla. Kjo formë u përshtatet femrave me thonj të gjatë e të gjerë.