Ja disa këshilla për qerpikë të përkryer

qerpiketVajin e ricinit mund ta aplikoni çdo mbrëmje pasi ai nuk ka asnjë efekt anësor. Ai duhet të aplikohet në momentin që ju e pastroni fytyrën nga grimi

Qerpikët e gjatë dhe voluminozë janë ëndrra e gjithsecilit, për këtë është e rëndësishme që ju të kujdeseni për të pasur qerpikë sa më të bukur. Ekzistojnë mënyra të ndryshme, të cilat ju ndihmojnë për qerpikë të shëndetshëm, disa nga prej tyre janë:

– Aplikoni vaj ricini çdo mbrëmje: Vajin e ricinit mund ta aplikoni çdo mbrëmje pasi ai nuk ka asnjë efekt anësor. Ai duhet të aplikohet në momentin që ju e pastroni fytyrën nga grimi, ku me ndihmën e një pambuku ju mund të njomni qerpikët.

– Largimi i grimit: Një arsye se pse ju i dëmtoni qerpikët është largimi i shpejtë i grimit nga fytyra juaj duke bërë që të dëmtoni qerpikët.

– Përdorni kthyesen e qerpikëve: Kthyesja e qerpikëve është ai element që ju ndihmon për të pasur qerpikë të gjatë dhe të kthyer.

– Rimeli: Rimeli është një aleat i rëndësishëm për të gjithë femrat që dëshirojnë qerpikë të gjatë, pasi e keni kaluar njëherë rimelin në qerpikë tuaj, lëri për pak kohë më pas bëni një kalim të dytë kjo do t’ju ndihmojë për të pasur qerpikë më të gjatë.

Komento