Ja disa këshilla që ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbja e shpinës

Ja disa këshilla që ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbja e shpinësDhimbja e shpinës është një prej problemeve me të cilat njerëzit përballen më shpesh. Pavarësisht trajtimit, për shumë njerëz kjo nuk mjafton. Duhet një kombinim ndryshimesh të vogla,të cilat mund të ndikojnë në eliminimin e dhimbjes.

Kërkoni gjithnjë pozicione të reja në krevat

Nëse vuani nga dhimbja e qafës në mënyrë të veçantë, sigurohuni që të mbështesni në jastëk vetëm kokën, duke lënë jashtë tij qafën dhe shpatullat.

Edhe lloji i jastëkut ka shumë rëndësi. Nuk ekziston një lloj jastëku që është i përshtatshëm për të gjithë, prandaj kërkoni rehatinë duke përdorur jastëkë të ndryshëm.

Kujdes qëndrimin

Qëndrimi jo korrekt prish balancat muskulore dhe mund të dëmtojë shtyllën kurrizore, duke shkaktuar dhimbje në disa zona të saj. Pjesa e gjoksit duhet të mbahet drejt dhe lart, në mënyrë që shpatullat të mos përkulen përpara, por të ruhet forma natyrale e shtyllës kurrizore, as krejt e harkuar dhe as krejt e drejtë.

Ushtrime dhe palestër

Një shpinë e fortë rrezikohet më pak nga deformimi dhe dhimbja. Për të pasur një të tillë është ideal kombinimi i ushtrimeve të Pilatesit me ato të palestrës.

Hiq dorë nga balerinat

Na është thënë gjithmonë se këpucët me taka ndikojnë negativisht te shpina dhe gjunjët, por edhe balerinat e kanë një ndikim të tillë. Ato mund të shkaktojnë dhimbje shpine, sidomos nëse edhe forma natyrale e tabanit të këmbës është e sheshtë. Këpucët e rehatshme dhe pak të ngritura në pjesën e thembrës janë të këshillueshme.

Bëni pauzë nga tavolina e punës

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ushtron presion në disqet e zonës lumbare të shtyllës kurrizore. Mund të zgjidhni të ngriheni herë pas here për t’u çlodhur dhe për të lëvizur pak.