Ja disa mënyra natyrale për ngjyrosje të flokëve

Ja disa mënyra natyrale për ngjyrosje të flokëveTradicionalisht, flokët ngjyrosen me substanca të dëmshme kimike që mund ta dëmtojnë flokun dhe sistemin e frymëmarrjes, të ndikojnë në sistemin tuaj të imunitetit dhe në rastin më të keq të shkaktojnë kancer.

Por ekziston mënyra natyrale për ngjyrosje dhe atë me disa përbërës që i keni në kuzhinë. Këto metoda nuk janë të qëndrueshme sikur ngjyrosja kimike dhe ndoshta nuk do ta fitoni menjëherë nuancën e dëshiruar, por do të keni ngjyrë të re pa rrezik nga efektet e padëshiruara, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kafeja

Kafeja është e shkëlqyeshme nëse dëshironi që t’i errësoni flokët, t’i mbuloni thinjat ose t’u shtoni nuanca të reja flokëve tuaj të gështenjtë. Përgatiteni një kafe të fortë, lëreni që të ftohet dhe e përzini me një filxhan me regjenerues dhe dy lugë me kafe në formë të kokrrave. E aplikoni në flokë të pastër, lëreni të qëndrojë një orë, e më pas e shpëlani. Nëse nevojitet, përsëriteni procedurën disa herë.

Çaji i zi

Sikur kafeja, edhe çaji i zi ndihmon në errësim të flokëve dhe mbulim të thinjave. I qitni 3-5 qeska çaji në dy filxhanë me ujë. Lëreni që të ftohet dhe më pas e aplikoni në flokë. Nëse dëshironi që t’i mbuloni thinjat, ia shtoni pak sherbelë të freskët ose të tharë që do të ndihmojë që të hapen rrënjët e flokëve. Lëreni në flokë së paku një orë ose gjatë natës nën kapelë në mëngjes e shpëlani. Përsëriteni disa herë procedurën deri kur ta arrini nuancën e dëshiruar.

Bimët

Duke u varur nga fakti se çfarë ngjyre dëshironi, mund të përdorni shumë lloje të bimëve.

Për flokë të kuq: kumak, kaça ose hibiskus për freskim të nuancës suaj pse për pjesë me ngjyrë bakri. Sa më shpesh që t’i ngjyrosni flokët me këto bimë rezultatet do të jenë më të dukshme. Lulet i zini në ujë gjysmë ore, i filtroni dhe ujin e lini që të ftohet e më pas me të i spërkatni flokët dhe e lini që të thahet në diell.

Për ezmere: rozmarina, hithrat dhe kumaku janë të shkëlqyeshme për flokë të gështenjtë. Të tri lulet i përzini dhe i zini për gjysmë ore në ujë, i filtroni dhe më pas i lani flokët me çaj. Lëreni që të qëndrojë një orë e më pas e shpëlani me ujë. Procedurën mund ta përsëritni sa herë që t’i lani flokët.

Për bionde: çaji nga kamomili, kumaku, shafrani dhe petalet e lulediellit janë për shndritje të flokëve. Për t’i mbuluar thinjat, provojeni rrënjën e ravenit të zier në dy filxhanë me ujë.

Lëngu i karotave dhe panxharit të kuq

Të dy lëngjet ofrojnë shkëlqim të kuq për nuancën tuaj natyrale.

Aplikimi është i thjeshtë – një gotë me lëng e aplikoni në flokë, e mund t’i shtoni edhe vaj kokosi për t’i hidratuar flokët. Flokët i mbështillni me qese plastike dhe lëreni që të qëndrojë një orë. Pasi që të dy lëngjet lënë njolla, vishni rroba të vjetra gjatë ngjyrosjes. I lani flokët dhe i spërkatni me uthull të mollës në mënyrë që ngjyra të qëndrojë më gjatë. Nëse nuk keni sukses me herën e parë, procedurën përsëriteni disa herë.

Këna

Nëse dëshironi që vetë ta vëni përzierjen për ngjyrosje, duhet që ta përzini një filxhan me këna me dy filxhanë me lëng limoni. Mund t’ia shtoni edhe një lugë me uthull për ta shpëlarë më lehtë ngjyrën. Lëreni që të qëndrojë 4-6 orë deri të dendësohet, e aplikoni në flokë dhe i krihni flokët. Flokët i mbështillni me qese plastike dhe i lini ashtu 2-3 orë, e më pas i shpëlani mirë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu i limonit

Nëse dëshironi që t’i keni disa pjesë më të shndritshme në flokë e shtrydhni limonin dhe me lëng i spërkatni flokët. Lëreni për disa orë ose flokët i thani në diell, i cili do t’i shndrisë edhe më shumë flokët. Për biondet rekomandohet që limonit t’i shtojnë edhe çaj kamomili. Për rezultate sa më të mira, duhet që procedurën ta përsëritni disa herë.

Gëzhojat e lajthive

Nëse dëshironi që t’i freskoni flokët e gështenjtë, duhet t’i grimconi gëzhojat e lajthive dhe t’i zini gjysmë ore. Lëreni të ftohet dhe e filtroni, e më pas lëngun e aplikoni në flokë, nëse dëshironi që t’i mbuloni thinjat, me pambuk i fërkoni ato zona. Duhet të keni kujdes gjatë aplikimit, sepse kjo përzierje lë gjurmë në sipërfaqet me të cilat bie në kontakt.

Komento