Ja disa nga përbërësit që përmirësojnë bukurinë tuaj

Ja disa nga përbërësit që përmirësojnë bukurinë tuajDielli, era, tymi dhe efekte të tjera negative të mjedisit të jashtëm ndikojnë në trupin e njeriut dhe ajo sigurisht që është e dukshme edhe në lëkurë. Për të shmangur efektet e këqija të radikalëve të lira, përdorni antioksidues.

Eliminoni rrudhat, qarqet e errëta, puçrrat e fytyrës, të gjithë këto mund t’i arrini edhe pse nuk përdorni kozmetikë të shtrenjtë.

Mjafton që zgjedhja juaj të përmbaj disa përbërës pozitiv. Këto janë këshilla nga dermatologia Elizabeth Tanzi, nga instituti i kirurgjisë laserike.

Hialuronan-i

Ky është një lloj i Botox-it, efekti është i ngjashëm, përveç se në zbatimin e tij nuk përdoret gjilpëra. Acid hialuronik, është pjesë përbërëse e lëkurës së njeriut, por zhduket me kalimin e kohës, tarnsmeton “Zëri”.

Image
Për këtë shkak, lëkura e fytyrës bëhet më e thatë dhe lajmërohen rrudhat. Kremrat hidratuese që përmbajnë acid hialuronik, hidratojnë lëkurën, duke plotësuar rrudhat dhe mund ta përdorin femrat me të gjitha llojet e lëkurës – thotë Dr. Tanzi dhe këshillon për ta aplikuar kremin në mëngjes pas larjes së fytyrës dhe para gjumit.

Acidi alfa hidroksilin (AHA)

Këta eksfoliatorë të fuqishëm, pastrojnë lëkurën nga qelizat e vdekura dhe dëmtimet gjatë viteve. Ky pastrues, gjithashtu mundëson në mënyrë drastike një pamje të re.

Një studim tregoi se përdoruesit e losionit i cili përmban 25 për qind të acidit të agrumeve ose çfarëdo acidi (AHA), kanë më shumë gjasa për një të katërtën të kenë pamjen e fytyrës natyrale dhe elastike.

Peptidët

Peptidët “mashtrojnë” lëkurën dhe ajo nën ndikimin e tyre prodhon më shumë kolagjen. Më së miri është që kremrat që përmbajnë përbërës të tillë, të përdoren gjatë natës, përcjell “zeri.info”.
SPF

Dermatologët kanë besuar gjatë se kremrat SPF shkaktojnë rrudhat, puçrrat dhe humbin shkëlqimin e fytyrës. Megjithatë studimet e fundit tregojnë se kremrat me faktorin mbrojtës ngadalësojnë plakjen e lëkurës. Aplikoni kremin gjysmë ore para se të dilni në diell dhe përsëri aplikojeni në fytyrë dhe në trup çdo orë.

Antioksidantët

Dielli, era, tymi dhe efekte të tjera negative të mjedisit të jashtëm ndikojnë në trupin e njeriut dhe ajo sigurisht që është e dukshme edhe në lëkurë. Për të shmangur efektet e këqija të radikalëve të lira, përdorni antioksidues.

“Unë përdori një serum antioksidantë gjatë ditës për shkak të ndotjes së ajrit. Ajo është e mirë për ta aplikuar herët në mëngjes, para se të shfaqet dielli”, këshillon Dr. Tanzi, transmeton “Zëri”.

Kinetin-a

Ky lloj i hormonit bënë mrekullinë. Përveç se i ndihmon lëkurës tuaj për të ruajtur lagështinë, por edhe stimulon prodhimin e hormoneve. Kur lëkura nuk reagon në retinol, ky është zëvendësim ideal. Kinetin-a nuk është aq e fortë sa retinol-i.

Përdoreni atë pas pastrimit të mbrëmjes, këshillon Dr Tanzi.