Ja kura për këmbë sa më të bukur

Ja kura për këmbë sa më të bukur Pranvera është koha kur fillojmë të interesohemi më shumë për këmbët tona, pasi fillojnë të vishen sandalet e hapura dhe dëshirojmë që këmbët tona të duken sa më të bukura e të kuruara.

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla të vyera për të arritur të bëni vet pediker në kushtet e shtëpisë.

Futini këmbët në ujë me sapun
Para se të filloni me pastrimin e thellë të këmbëve duhet t’i lani ato për rreth 10-20 minuta në ujë të ngrohtë me sapun qe të zbuten.
Shtoni pak kripë për këmbët dhe vaj zbutës në ujë për një efekt më të mirë.

Hapi 2: pastroni lëkurat e thara
Tani është puna thelbësore. Ju nevojitet të pastroni lëkurat e vdekura dhe kallot te këmbët tuaja përmes një guri për këmbët. Pastrojini deri sa të shihni që keni arritur rezultatet më të mira.

pediker1

Skrab i këmbëve
Skrabi është shumë i domosdoshëm për të pasur këmbë të buta e të lëmuara. Më poshtë po ju sjellim recetën e një skrabi që mund ta përgatisni vet:
– 1 filxhan kripë
– 1 filxhan vaj sipas dëshirës (psh. vaj kokosi, vaj ulliri etj.)

Përziejini bashkë kripën dhe vajin dhe fërkojini këmbët me skrabin e përgatitur.

Futini këmbët sërish në ujë me sapun
Pasi skrabit është e rëndësishme që këmbët sërish të zbuten dhe të lihen në ujë të njohtë për rreth 5-10 minuta.

Zbutini këmbët me krem hidratues ose parafinë
Pasi u zbutën këmbët në ujë, thajini mirë me peshqir dhe në fund vendosni një krem hidratues për këmbët ose parafinë. Nëse nuk do të lyeni menjëherë gishtat e këmbëve me manikyr, vishni çorape që këmbët të rrinë sa më të buta për një kohë të gjatë.