Ja lëngu për forcimin e imunitetit dhe detoksifikimin e trupit

Këto pije çlirojnë trupin prej toksinave të akumuluara dhe e rigjenerojnë atë, si dhe forcojnë sistemin imunitar dhe, në disa raste, mund të parandalojnë shfaqjen e kancerit.

Karota

Ajo përmban beta-karoten, acid folik, vitamina C, B dhe E, kalium, fosfor, magnez e kalcium dhe është partneri ideal për të ruajtur bukurinë e lëkurës, thonjve dhe flokëve.

Vitamina A nxit rritjen e qelizave dhe për këtë arsye rekomandohet për fëmijët, transmeton “Zeri.info”.

Lëngu nga karota stimulon përhapjen dhe rritjen e qelizave, normalizon këmbimin e substancave dhe balancën kimike në trup, rrit imunitetin dhe mprehtësinë vizuale.

Është e rekomanduar që 150 ml lëng të shtrydhur karote të konsumohet në mëngjes para ushqimit.

Molla

Në fibrat e mollës gjendet pektina e cila pastron mëlçinë dhe zorrët dhe rikthen florën e zorrëve.

Ajo thith toksina nga zorrët për të lehtësuar pastrimin e gjakut dhe lëkurës dhe përmirëson sekretimin e acidit urik, përcjell “Zeri.info”.

Falë bollëkut të vitaminave dhe mineraleve ruan enët e zemrës dhe gjakut e gjithashtu ndihmon për t’i ulur nivelet e larta të kolesterolit.

Domatja

Përmban shumë likopen, i cili mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës dhe rekomandohet për ata që duan për të parandaluar efektet e këqija të rrezatimit UV në lëkurë.

Ajo stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, funksionimin e duhur të pankreasit dhe është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia dhe diabeti.

Panxhari i kuq

Lëngu nga pangjari i kuq largon nga trupi substancat toksike, transmeton “Zeri.info”.

Është i pasur me vitamina dhe minerale, sidomos fosfor, kalium dhe squfur, të cilat janë të rëndësishme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Përmban shumë të magnezit, forcon sistemin nervor dhe largon pagjumësinë dhe nervozizmin.

Ka efekt të dobishëm në rastet e çrregullimit të menstruacioneve, tensionit të lartë të gjakut, reumatizmit dhe problemeve që ndodhin në menopauzë.

Komento