Ja një maskë kundër rënies së flokëve

Ja një maskë kundër rënies së flokëveRënia e flokëve është një problem, i cili mund të eleminohet me shumë produkte të ndryshme që mund të jenë të gatshme ose ju mund ti bëni vetë.

Një recetë e cila ju vjen në ndihmë për këtë është përzierja që mund të krijohet nga përbërësit si; vaji i ricinit, mjalti dhe disa vitamina shumë efikase në rigjenerimin e flokëve.

Për ta përgatitur atë në fillim përzini të gjithë përbërësit e maskës në një tas të thellë. Më pas krihini mirë flokët dhe aplikoni maskën duke filluar nga rrënja dhe duke e masazhuar mirë flokun për rreth 4 minuta.

Pastaj mbështillini flokët me një peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për një orë, dhe pastaj lani flokët normalisht me shampon dhe zbutës flokësh. Kjo është një maskë e cila mund të aplikohet një herë në javë.

Komento