Ja përse flokët bien më shumë në vjeshtë

Shkencëtarët suedezë thonë se flokët bien më shumë në stinën e vjeshtës.Një nga faktorët e jashtëm që ndikojnë negativisht, janë era dhe shiu.

Sipas një studimi, ekspertët kanë vëzhguar 800 femra për një periudhë gjashtëvjeçare dhe kanë vërejtur se gjatë vjeshtës ato kanë humbur më shumë flokë.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se faza e qetësisë te femrat, fillon në korrik dhe përfundon rreth 100 ditë më vonë, afërsisht në tetor.

Deri tani mendohej se shkaku për rënien e flokëve është evolutiv dhe se flokët ekzistojnë për të mbrojtur kokën nga rrezet e diellit.