Ja përse lëkura nën sqetulla është më e errët

Lëkura e errët nën sqetulla mund të jenë rezultat i ekspozimit ndaj elementëve të ngjyrosur si kimikatet e ashpra, metodës së gabuar të depilimit, djersitjes së tepërt, qelizave të vdekura të lëkurës, veshjeve të ngushta, deodorantëve me bazë alkooli e kështu me radhë.

Ky problem është edhe më shqetësues në stinën e verës kur trupi është edhe më i ekspozuar. Veç shkaqeve të siperpermendura lëkura mund të errësohet edhe për arsye shëndetësore. Një sëmundje e quajtur (acanthosis nigrican) e cila lidhet me rezistencën që bën insulin ndaj organizmit e çrregullimet hormonale mund t’i japë lëkurës ngjyrë më të errët.

Përpos trajtimeve estetike, ekzistojnë disa përbërës krejtësisht natyralë që mund të zbardhin lëkurën në këto zona.

Patatet
Patatet përmbajnë një acid të butë që mund të ndihmojë zbardhjen e lëkurës natyrisht. Ajo që duhet të bëni është të prisni një fetë patate dhe ta lini për 30 minuta në zonën e errët të lëkurës. Përsëriteni këtë çdo ditë për rezultate të dukshme në vetëm 2 deri në tre javë.

Kastravec
Kastrati gjithashtu përmban një acid të butë që mund të ndihmojë zbardhjen e lëkurës në mënyrë natyrale pa shkaktuar ndonjë acarim. Veç fetave të kastravecit që mund t’i vendosni direkt në lëkurë ju mund të përgatisni gjithashtu një maskë me pak shafran Indie dhe lëng limoni. Masazhoni lëkurën me këtë pastë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë gjë për një javë.

Limon
Limoni jo vetëm që përmban acid natyral zbardhues, por ka dhe agjentë antiseptikë dhe antibakterialë. Lëngu i limonit ka tendencën për të thatë lëkurën tuaj, prandaj sigurohuni që të përdorni krem hidratant pas përdorimit të tij.

Komento