Ja problemet mendore që prekin fëmijët

Ja problemet mendore që prekin fëmijëtQë të kujdeseni për shëndetin mendor të fëmijës tuaj ju duhet të informoheni se cilat probleme mendore mund të prekin atë:

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili prek rreth 1% të fëmijëve të moshës 7 deri në 12 vjeç dhe mund t’i shoqërojë deri në moshë të rritur. Simptomat te të rriturit dhe fëmijët janë thuajse të njëjta. Obsesionet mund të përfshijnë frikën për vdekjen e njërit anëtar të familjes apo edhe të gjithë familjes, pa asnjë shkak të vërtetë. Zakonisht te fëmijët mund të shfaqen simptoma të tilla si: larje e shpeshtë e duarve, pa ndonjë arsye, thjesht nga frika e vazhdueshme se mos sëmuren nga ndonjë mikrob. ADHD, e ndarë në dy grupe të rëndësishme, së pari vështirësi në përqendrim dhe së dyti hiperaktiviteti.

Vështirësitë në përqendrim nuk përfshihen në çrregullim të shëndetit mendor, por gjithsesi është një çrregullim që cenon vëmendjen e fëmijëve, dhe i pengon ata të përqendrohen për një kohë të gjatë. Fëmijët me këtë lloj çrregullimi duhet të trajtohen dhe individët që kujdesen për fëmijët, përfshi këtu mësuesit dhe prindërit, duhet të kuptojnë që disa sjellje të këtyre fëmijëve nuk janë thjesht si pasojë e moshës së tyre.

ADHD, me hiperaktivitet, kjo është një formë më e vështirë e ADHD-së, pasi në raste të tilla, fëmija në vend që të ulet apo të bëjë diçka, shndërrohet në një fëmijë ekstremisht aktiv. Shenja kryesore dalluese e hiperaktivitetit është dëshira e vazhdueshme për të lëvizur, pra për mos të qëndruar në një vend edhe kur është i detyruar të qëndrojë në ambiente si shkolla. Mënyra më e mirë për t’i përballuar këta fëmijë është të jeni të durueshëm dhe t’i ofroni një ambient, i cili të mos i krijojë mundësi për t’i tërhequr vëmendjen.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Simptomat e ankthit të përgjithësuar janë: nervozizëm, mungesë dëshire për t’u relaksuar, ndjesi lodhjeje të vazhdueshme, vështirësi për t’u përqendruar dhe çrregullime të gjumit.